fbpx

Mjek i rremë ofron ilaç të rremë për diabetin – SugaNorm

Një mjek jo-ekzistues maqedonas reklamon një kurë inekzistente për diabetin. Ky është një lajm i rremë dhe postim i rremë i cili sipas një tjetër verifikimi të fakteve bëhet fjalë për një mashtrim online, shkruan Vërtetmatës.

Një postim në Facebook i një reviste të pohuar të diabetit, pretendon plotësisht në mënyrë të rreme se u gjet  kura për diabetin në një institucion shëndetësor publik maqedonas, por që për shkak të mafias farmaceutike-mjekësore nuk është në përdorim të rregullt.

Postimi, pasi paraqet një përvojë të një pacienteje, pastaj prezanton një farë Dr. Martin Grozdanov, një endokrinolog i cili ka punuar në “Laboratorin për komplikimet kardiovaskulare të diabetit, bashkëpunëtor në Qendrën për Endokrinologji “, i cili thotë:

Vitin e kaluar në Qendrën për Endokrinologji u përpunua një ilaç për trajtimin e diabetit që me karakteristikat e tij tejkalon të gjitha përgatitjet e tjera në botë. Ky ilaç ju lejon të kuroni diabetin përgjithmonë në 14-20 ditë, mund të përdoret në çdo fazë të sëmundjes. Përgatitja është unike, por në vendin tonë askush nuk ka nevojë për të.
Qendra për Endokrinologji u përpoq ta paraqes atë nëpër barnatore, por ata nuk pranuan të bashkëpunojë, pa thënë arsyen. Sidoqoftë, ilaçi kaloi të gjitha provat klinike. Unë dua t’jua paraqes rezultatet…

Prof. Dr. Martin Grozdanov, endokrinolog, nuk ekziston 

Kërkimi i internetit përmes Google nuk jep ndonjë rezultat për ekzistencën e një endokrinologu specialist Martin Grozdanov. Ky është treguesi i parë që tregon për një person inekzistent, sepse një magjistër dhe specialist sigurisht që do të shfaqen në kërkim nëse eziston.

Libri i kodeve të mjekëve specialistë në FSSH, i cili është një mjet shumë më i saktë për regjistrimin e mjekëve në vend, gjithashtu tregon se Dr. Martin Grozdanov nuk ekziston. Janë 4 mjekë specialistë në fusha të ndryshme me emrin Martina, por Martini nuk ekziston.

SugaNorm ofrohet gjithashtu në rajon

Më në fund, një kërkim për emrin e ilaçit që reklamohej, SugaNorm, dha rezultate. Bëhet fjalë për një kurë TË RREME për diabetin, e cila është shfaqur deri më tani në disa faqe të portaleve maqedonase, shih KËTU dhe KËTU, si dhe portalet në rajon, shih KËTU dhe KËTU.Produkti i përket një kompanie me emrin Germitox, e cila shet kryesisht shtesa për ushqim, të cilat përdoren kryesisht për trajtimin kundër parazitëve.

Më në fund, ky ilaç për sheqerin u shënua si lajm i rremë disa muaj më parë nga OJQ AGTIS nga Prilep – një tjetër verifikues faktesh i cili në kuadër të projektit “CriThink” të “Metamorphosis”, zbuloi se është lajm i rremë dhe mashtrim on-line.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close