Makraduli u emërua anëtar i bordit të Sh.A “Posta e Maqedonisë”, Despotovski u shkarkuar nga Fondi për Inovacion

Qeveria në seancën e sotme propozoi që t’i rekomandojë Këshillit mbikëqyrës të Shoqatës aksionare për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronë të shtetit-Shkup për anëtar të Këshillit drejtues të Sh.A “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronë të shtetit – Shkup ta përzgjedhë Jani Makradulin, njofton Portalb.mk.

Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit paraprak Bordit të Drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik për të shkarkuar Jovan Despotovskin nga pozita e Drejtorit të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, me kërkesë të tij.

Qeveria e pranoi edhe dorëheqjen e Aleksandar Mlladenovskit dhe e shkarkoi atë nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale dhe shkarkoi Nikola Shalvarinov nga pozita e Drejtorit të Agjencisë së Emigracionit.

“Në seancën e sotme, u morën vendimet për të emëruar Slobodan Bliznakovski për drejtor të Agjencisë së Emigracionit dhe Ilmi Selamin ushtrues detyre zëvendësdrejtor i Entit shtetëror për Statistikë”, informuan nga Qeveria

Në propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria solli Vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button