Një dezinformim i vitit të kaluar divorcoi përsëri Barak dhe Mishell Obamën

Kjo nuk është hera e parë që kjo dhe revistat e tjera tabloidë divorcojnë Barak dhe Mishell Obamën, ndërsa informacioni është zbardhur nga shërbimet për verifikim të fakteve. Një postim në Facebook përhap të pavërteta se ish-Presidenti i SHBA-ve  Barack Obama dhe gruaja e tij Mishell po divorcohen. Postimi në momentin e këtij rishikimi ka 43 reagime, 18 komente dhe një ndarje, shkruan Vërtetmatës.

Postimi, në fakt, mbante lajmin se “pas 30 vitesh martesë, Mishell dhe Barak Obama janë duke u divorcuar ” , duke cituar revistën tabloid Globe.

Mishell dhe Barak Obama janë divorcuar pas 30 vitesh martesë, raporton “Globe”. Revista shkroi disa vjet më parë se ish-presidenti amerikan dhe gruaja e tij shpesh grindeshin, por që tani ata kanë përgatitur dokumentet e divorcit. Barak planifikoi të divorcohej nga Mishel tre vjet më parë për shkak të jetës së saj të pasur. Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara i rëfeu një shoqeje të ngushtë se burri i saj nuk i jepte më para për stilin e saj të shtrenjtë të jetës. Sipas “Globe”, Mishell thuhet se e pranoi lajmin me kënaqësi, sepse ajo tashmë kishte planifikuar të divorcohej nga Barak për shkak të pabesive të tij të shumta, thuhet në lajme.

Verifikimi ynë tregoi se lajmi është një vjeçar dhe ai tashmë është hedhur poshtë.

Kjo nuk është hera e parë që revistat e tjera dhe tabloid kanë divorcuar Barak dhe Mishell Obama-n dhe informacioni është zbardhur nga shërbimet e verifikimit të fakteve.

Në vitin 2012, Presidenti aktual i SHBA Donald Trump pretendonte se çifti Obama po divorcohej.

Biznesmeni amerikan Donald Trump, i cili përndryshe mbështet kandidatin republikan për president Mit Romni, pretendon se ka prova të pakundërshtueshme që Barak dhe Misshell Obama po divorcohen. Dokumentet në fjalë Trump do t’i publikojë sot, por zëdhënësi i tij pretendon se nuk e di saktësisht për çfarë dokumente bëhet fjalë, transmeton Daily Mail. “E di vetëm se do t’i publikojë në Facebook dhe Twitter, por nuk e di në çfarë kohe”, theksoi Holi Lorenco. 

Po ashtu, autori i biografisë “Amator: Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë”, Eduard Klein, gjithashtu pohoi se Barak dhe Mishell ishin tashmë në prag të divorcit, edhe atë në vitin 2000. Arsyeja pretendohej se presidenti aktual nuk e dëgjoi gruan e tij për të mos garuar me demokratin Bobi Rush për një vend në Kongresin e SHBA-ve.

Në vitin 2014, The National Enquirer raportoi se Barak dhe Mishell Obama ishin duke u divorcuar sepse Barak ka pasur një të dashur tjetër.

Presidenti amerikan Barak Obama është në një lidhje dashurie me ambasadoren amerikane në Japoni dhe anëtaree familjes së famshme presidenciale të SHBA Kenedi – Karolin Kenedi – shkruan Enquirer. “Fshetësi e hapur është që Mishell dhe Barak Obama do të divorcohen, por ata po presin që presidenti të përfundojë mandatin e tij për ta bërë këtë,” shkroi deputeti japonez Kaziuki Hamada në blogun e tij më 5 prill.

Në nëntor të vitit 2019, tabloidi Globe publikoi lajmin se Barak kishte bërë kërkesë për divorc nga Michelle.

Barak Obama e goditi fshehurazi gruan e tij Mishell me letrat e divorcit – pasi burimet thonë se ai ishte ngopur me martesën e tyre toksike, për shkak të një sërë luftimesh të pakëndshme! Ish çifti i parë janë parë të dy pa unaza martese javët e fundit – dhe miqtë e tyre për Globe thonë se të gjithë po përgatiten për një luftë për pasurinë e përbashkët prej 150 milion dollarësh!

Ky lajm në Globe një vit më vonë filloi të ribotohej përsëri por si kujtesë se ishte i rremë, kështu që prej andej filloi të transmetohej përsëri si i vërtetë. Gossip Cop tashmë e kishte hedhur poshtë lajmin një vit më parë dhe tani kujtoi atë përsëri për të konfirmuar pretendimin e e tyre, duke vënë në dukje se Obama është ende i martuar.

Vitin e kaluar, një tabloid pretendoi se ish Presidenti Barak Obama “goditi” gruan e tij Mishell Obama me letrat e divorcit pas një seri luftimesh të pakëndshme. Në zemër të problemit midis tyre ishte stili i jetës së Michelle, burimet e zbuluara dhe syri i përçartë i Barak. Gossip Cop hodhi poshtë thashethemet në atë kohë, por ne do të rikthehemi pas në histori për të parë nëse ngjarjet e fundit na bëjnë të rishikojmë mendimin tonë fillestar.

Pretendimi i Globe se të dy u panë pa unazat e martesës shpjegohet nga Gossip Cop duke deklaruar se Mishell Obama u fotografua pas trajnimit dhe se është e zakonshme që njerëzit të heqin bizhuterit, veçanërisht bizhuterit sentimentale si unaza martese, gjatë trajnimit. Sa i përket unazës së Barak, ai shpesh heq unazën para takimeve të planifikuara kur takohet dhe përshëndetet me të tjerë, për të qenë i sigurt.

Më tej Gossip Cop tregon se ” një vit pasi historia u botua, është edhe më Se qartë se ishte absurditet që nga fillimi. Barak dhe Mishell Obama vazhdojnë të jenë të martuar dhe të lumtur, pavarësisht përpjekjeve të këtij tabloidi për të nxitur një dramë aty ku nuk ka. ”

Si provë, u publikua një foto nga profili i Instagramit të Barak Obama, postuar më 3 tetor 2020, me rastin e përvjetorit të martesës së tyre.

Prandaj, mund të arrihet në përfundim se lajmi për divorcin e Barak dhe Mishell Obama është i rremë, por edhe i vjetër, i vitit 2019. Para se të publikohet një lajm, edhe nëse është i llojit të pullës së verdhë, duhet të kontrollohet me kujdes në mënyrë që të mos përhapet dezinformim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button