Porosia e kancelares Merkel në Samitin e Sofjes: Duhet të pajtoheni! (VIDEO)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë paraqitjes së saj online në Samitin e Sofjes, ka porositur vendet e rajonit që duhet të pajtohen dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë mes vete, pasi kjo është shumë e rëndësishme, shkruan Portalb.mk.

Merkel

“Procesi i Berlinit çdoherë është i lidhur edhe me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe trashëgiminë e të kaluarës dhe shpresoj se ky proces do të vazhdoj. Është shenjë e mirë që konferenca e vendosur në emër të Procesit të Berlinit, ka mundësuar që të takohen njerëzit, vendet anëtarë të Ballkanit. I inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të avancojnë edhe bashkëpunimin në shkencë sepse ajo është mënyra më e mirë që të promovohet hulumtimi dhe zhvillimi, inovacioni që të gjithë e duam dhe ajo do përmirësojë gjendjen në shtetet tuaja. Në konferencën në Sofje, do të dëshiroja t’ju ftoja që të gjithë të vini në Berlin vitin e ardhshëm, shpresoj se do të jetë i mundur ky takim në verën e vitit të ardhshëm dhe edhe njëherë do të vlerësojmë se ku kemi mbërri me Procesin e Berlinit. Për rajonin ajo që duhet ta them, duhet të pajtoheni, mos harroni, sepse ajo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Merkel.

Ajo ka përshëndetur memorandumet e nënshkruara gjatë këtij samiti, si dhe formimin e tregut të përbashkët të rajonit, duke e cilësuar atë si një porosi të rëndësishme për ekonomitë e vendeve të BE-së.

Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili së bashku me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, ishin bashkë – kryesuese të Procesit të Berlinit këtë vit, tha se për të është shumë e qartë se rajoni e ka pranuar fuqishëm këtë proces si të vetin. Njëkohësisht, ajo ka siguruar një platformë të jashtëzakonshme për kultivimin e mëtejmë të raporteve të rajonit.

Procesi i Berlinit

“Bashkimi Evropian në mënyrë të guximshme konfirmoi mbështetjen për Ballkanit Perëndimor, me paralajmërimin e 9 miliardë eurove në grante, si plotësim i instrumentit të ri si garancë për Ballkanin Perëndimor, me të cilin duhet të rriten investimet për 20 miliardë euro shtesë. Kjo pako do të sigurojë mbështetje të madhe financiare për proceset tona të reformave dhe për transformimin e rajonit. Të gjithë ne u pajtuam se duhet të rrisim përpjekjet tona për përparim shtesë real në proceset e reformave si dhe të avancohet bashkëpunimi ekonomik rajonal dhe të vendosen themelet për rritje të qëndrueshme. Vetëm një rajon me lidhshmëri të integruar mund të shkojë drejt BE-së”, deklaroi Zaev.

Ndërkohë, Borisov u shpreh se dëshirojnë që qytetarët e Ballkanit të kenë sa më shumë të jetë e mundur të ardhura me sa më shumë të ardhura dhe t’i mbajmë në këtë rajon.

Procesi i Berlinit

“Të gjitha këto mjete, 3 miliardë plus 6 miliardë të reja, japin mundësi për një infrastrukturë të jashtëzakonshme të Ballkanit Perëndimor. Unë jam shumë falënderues dhe i kënaqur nga kolegët që u pajtuan që të nënshkruajmë deklaratën e Sofjes me agjendë të gjelbër për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sepse, vendet anëtare të BE-së kemi në plan që për 50 vite të ketë 0 emetime, tjetra do të ishte në konkurrencë lojale”, deklaroi Borisov.

Në këtë samit, i cili u mbajt online, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Procesi i Berlinit

Ndërkohë u miratua plani aksionar katërvjeçar për treg të përbashkët rajonal, për të cilin liderët e shteteve dhe qeverive nënshkruajtën deklaratë, si dhe deklaratë për agjendë të gjelbërt për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, u nënshkruan edhe një sërë memorandume dhe protokolle, siç është memorandumi për standarde të përbashkëta rajonale për marrëveshje ndërkombëtare dhe investime dhe protokolle për qasje të hapur drejt infrastrukturave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se, disa ditë me radhë midis Shkupit, Sofjes dhe Berlinit po zhvillohet një linjë e nxehtë për të tejkaluar kontestin. Ministri i Jashtëm gjerman Hajko Mas dje porositi se kontesti duhet të zgjidhet në mënyrë bilaterale midis dy vendeve.

Pyetja është nëse Bullgaria do të jetë në gjendje të pranojë zgjidhjen e arritur në Berlin për shkak të mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës, por edhe rezistencës së Presidentit Rumen Radev dhe socialistëve në opozitë.

Bullgaria e bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, duke kërkuar që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button