RMV, më në fund shteti siguroi para për pastrimin e deponisë së egër në Vizbeg të Shkupit

Me rishikimin e aprovuar të buxhetit të shtetit, Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor iu ndanë 20 milionë denarë (325,000 euro) për pastrimin e deponisë ilegale në afërsi të fshatit Vizbeg-Shkup, shkruan portali “SDK.mk“. Me pastrimin e planifikuar të deponisë ilegale, është planifikuar të parandalohet djegia e mëtejshme e mbeturinave në këtë vend, gjë që shkakton ndotjen e ajrit në vendbanimet e komunave Shuto Orizar, Butel dhe Karposh, njofton Portalb.mk.

Përndryshe, deponia ilegale afër fshatit Vizbeg përfshin një sipërfaqe prej rreth 170.000 metra katrorë dhe ndodhet vetëm pesë kilometra nga qendra e Shkupit. Përkundër faktit se dikur ky vend kishte qenë një gropë vetëm për hedhjen e mbeturinave të ndërtimit, me kalimin e kohës, mbetje të ndryshme të ndryshme kanë filluar të hidhen në të, të cilat qytetarë të pandërgjegjshëm i djegin, e pas këtij akti re të errëta të tymit ngrihen për ditë të tëra, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.

“Portalb.mk” dhe “Meta.mk” tashmë dy vite me radhë po shkruajnë për problemin me deponinë në Vizbeg, me ç’rast në një nga raportet vetë banorët e vendbanimeve përreth thanë se nuk kishin probleme me hedhjen e mbeturinave në atë vend para viti 2016. Përkundër përpjekjeve për të pastruar deponinë në vitet e fundit, posa të pastrohet një pjesë e saj, pas disa kohësh mbetjet e reja janë grumbulluar përsëri në vend, duke përfshirë mbeturinat që sillen ng Komuna Shuto Orizarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button