Bullgaria në Berlin pranoi non-paper për gjuhën maqedonase që RMV-ja të fillojë negociatat me BE-në, por pastaj u bë pishman

samitNë takimin e javës së kaluar në Berlin të organizuar nga Ministria e jashtme gjermane, përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Bullgarisë arritën një marrëveshje për kapërcimin e bllokadës së paralajmëruar në BE. Sofja më vonë u tërhoq nga marrëveshja, njoftoi Dojçe Vele, duke cituar gazetarin austriak dhe korrespodentin për TV kombëtar ORF për Ballkanin Kristijan Vershuc, transmeton Portalb.mk.

Në takimin në Berlin, u ra dakord për një non-pejpër, me të cilin duhej të kapërcehet kontesti historik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe t’i hapte rrugë vendit për të filluar negociatat me BE. Kompromisi kryesor është bërë në lidhje me gjuhën maqedonase, me të cilin Bullgarisë i është ofruar mundësia që përmes një deklarate, si aneks i Kornizës negociuese, të deklarojë se “gjuhë maqedonase do të thotë gjuha në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Por për pjesën tjetër të BE-së, gjuha mbetet maqedonishtja.

Takimin e javës së kaluar në Berlin e organizoi Ministri i jashtëm gjerman Hajko Mas dhe Ministri për Evropën Mihael Roth, ndërsa morën pjesë Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva dhe zëvendësi i saj Petko Dojkov, si dhe Ministri i jashtëm i Maqedonisë dhe Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov.

Pas kthimit në Sofje, pala bullgare është tërhequr nga marrëveshja, pretendon gazetari austriak dhe korrespondent i TV kombëtar ORF për Ballkanin, Kristijan Vershuc, i cili e publikoi atë Non-pejpër në faqen e tij në Facebook sot pasdite.

Dokumenti, i cili konsiderohet një marrëveshje jo-detyruese, është marrëveshje xhentëlmene midis dy palëve në kontest, përbëhet nga nëntë pika që adresojnë pikat aktuale kontestuese midis Sofjes dhe Shkupit.

Në pikën e parë konfirmohet angazhimi i Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë për perspektivën e BE të Ballkanit Perëndimor dhe për bashkëpunim të forcuar rajonal.

Në pikën e dytë, Bullgaria bie dakord të lejojë mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në dhjetor 2020.

Në pikën e tretë, Maqedonia bie dakord të informojë vendet anëtare të BE se emri i shkurtër i shtetit – Maqedonia e Veriut “i referohet vetëm entitetit politik Republika e Maqedonisë Veriut”.

Pika e katërt i jep Bullgarisë të drejtën, me një deklaratë të njëanshme si shtojcë e kornizës negociuese, të deklarojë se “me gjuhë maqedonase nënkuptohet gjuhë maqedonase në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë Veriut”. Presidenca gjermane do t’i kërkojë Këshillit të BE të marrë parasysh pozicionin e Bullgarisë. Maqedonia është e gatshme të njoftojë zyrtarisht se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945.

Në pikat tjera, të dy vendet deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rritur bashkëpunimin dypalësh në bazë të Marrëveshjes për miqësi, me një fokus të veçantë në punën e Komisionit të përbashkët historik. Gjermania ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në punën e këtij Komisioni, puna e të cilit duhet të forcohet dhe të bëhet më transparente në të ardhmen.

Pika e radhës në këtë non-pejpër e vërteton nenin 11 të marrëveshjes pëe fqinjësi të mirë. Kështu, Bullgaria edhe një herë pranon konfirmim nga Maqedonia në lidhje me kërkesat për njohjen e pakicës maqedonase në territorin e saj.

Për më tepër, të dy vendet marrin përsipër të vazhdojnë punën në zhvillimin e Korridorit 8 si prioritet, për të filluar një iniciativë të përbashkët për të rinjtë, projektet mediatike dhe binjakëzime të qyteteve.

Në pikën e fundit, shprehen shqetësime në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe theksohet nevoja për bashkëpunim të ngushtë fqinjësor dhe bashkëpunim me BE në këtë fushë.

Megjithëse marrëveshja ishte arritur në Berlin, menjëherë pas kthimit në Sofje, Ministrja e jashtme bullgare Zaharieva mbajti një konferencë shtypi në të cilën ajo de facto hodhi poshtë kompromisin.

Disa ditë me radhë midis Shkupit, Sofjes dhe Berlinit po zhvillohet një linjë e nxehtë për të tejkaluar kontestin. Ministri i Jashtëm gjerman Hajko Mas sot porositi se kontesti duhet të zgjidhet në mënyrë bilaterale midis dy vendeve.

Pyetja është nëse Bullgaria do të jetë në gjendje të pranojë zgjidhjen e arritur në Berlin për shkak të mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës, por edhe rezistencës së Presidentit Rumen Radev dhe socialistëve në opozitë.

Bullgaria e bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, duke kërkuar që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button