Gjykata e Strasburgut vendosi që RMV-ja t’u paguajë dëmshpërblim dy romëve të keqtrajtuar nga policia në vitin 2014

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka sjellë aktgjykim në favor të dy romëve, të cilët u keqtrajtuan nga policia në Shkup në vitin 2014. Dy personat, të cilët në atë kohë kanë qenë 16 dhe 13 vjeç, do të marrin për kompensim shumën prej 7,500 euro secili, sipas Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve, e cila përfaqësonte të dy persona përpara Gjykatës në Strasburg, njofton Portalb.mk.

Gjykata e Strasburgut në aktgjykimin e miratuar ka vendosur që MPB nuk kishte realizuar hetim efektiv në bazë të kallëzimeve të dy romëve se ndaj tyre ishte ushtruar brutalitet policor. Gjegjësisht, incidenti ka ndodhur më 19 maj 2014, kur pjesëtarët e njësisë së atëhershme “Alfa” kishin kërkuar dy banditë që e kishin sulmuar dhe grabitur një grua 20-vjeçare. Patrulla ua ka pre rrugën dhe i ka sulmuar dy romët, duke e arrestuar njërin prej tyre. Personi ishte rrah në stacionin policor Qendër për disa orë, ndërsa nën kërcënim, ai kishte nënshkruar dhe e kushte pranuar se e kishte vjedhur çantën e dorës.

Pas incidentit, inspektorati policor ka mohuar çdo shkelje të kryer nga oficerët, duke deklaruar se oficerët e policisë nuk i kishin tejkaluar autorizimet e tyre. Më vonë atë muaj, të dy romët kanë ngritur padi penale te Prokurori Publik, mbështetur nga Qendra Evropiane për të drejtat e Romëve dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, kundër katër oficerëve të policisë të përfshirë në incident. Që nga Dhjetori 2017, nuk ka pasur fare progres në ndëshkimin e zyrtarëve.

Pasi nuk kishte asnjë ndëshkim për çështjen, të dy romët ngritën padi individuale civile, të cilat arritën në Gjykatën e Apelit të Shkupit, ku paditë gjithashtu u refuzuan dhe pas kësaj paditësit kanë vendosur të kërkojnë drejtësi para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Rreth dy muaj më parë, po kjo gjykatë,  vendosi që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i paguaj dëmshpërblim në shumën prej 3,000 eurosh edhe kolumnistit Nikola Gelevskit, për shkak të drejtës së shkelur për lirinë e shprehjes. Kryeredaktori i atëhershëm i Televizionit Sitel dhe kryeredaktor i gazetës “Veçer” – Dragan Pavlloviç Llatas, ngriti një padi kundër Nikolla Gelevskit për tekstin e tij, “Megafonat e sokakut të Firerit” , botuar më 31 mars 2009 në “Utrinski Vesnik”. Llatas atëherë konsideronte se Gelevski i kishte lënduar ndjenjat.Latas e fitoi gjyqin në Maqedoni, por në Strasburg e humbi atë dhe vendosi që shteti ta dëmshpërblejë komlumnistin Gelevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button