RMV, ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në ambient të hapur edhe gjatë ditës

Ndalesa për grupim të më shumë se 4 personave në hapësirë publike, gjegjësisht në parqe, hapësira publike ose kudo tjetër tanimë nuk vlen vetëm pas orës 21 çdo ditë, por edhe gjatë ditës, tërë javën, muajin, derisa është në fuqi, njofton Portalb.mk.

Qeveria në seancën e sotme miratoi disa vendime dhe konkluza të cilat kanë të bëjnë me masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga shpërndarja e virusit korona, por kjo është më e rëndësishme, pasi që numrat e të infektuarve të ri dhe rasteve të vdekjes nga virusi janë të rritur.

“Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për ndalim të grupimeve të më shumë se katër personave në hapësirë publike edhe pas orës 21, pra ndalesa do të zgjas gjatë tërë ditës, javës dhe muajit me përjashtime të sakta dhe të definuara nga kjo ndalesë”, kumtoi Qeveria.

Është miratuar edhe vendim që ish shërbyesit e armatës, mbi 45 vjeç të kyçen si mbështetje e Ministrisë së Shëndetësisë në pjesën e mirëmbajtjes së rendit në institucioneve shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button