RMV, Kallëzim penal për dy tifozë për rastin në Gjorçe Petrov dhe në qendër të Shkupit

Kallëzim penal për dy shkupjan për rastin e ndodhur më 13 shtator dhe 19 shtator të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Më 9 nëntor, SPB-Shkup deri te Prokuroria themelore publike përgjegjëse në Shkup, ka dorëzuar padi penale për 24 vjeçarin O.S. dhe 18 vjeçarin A.B.”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunë”, e dënueshme në bazë të nenit 386 nga Kodi Penal dhe “nxitje të urrejtjes” në baza nacionale, racore dhe fetare, e dënueshme në bazë të neni 319 nga Kodi Penal.

“Gjegjësisht, kallëzim penale është dorëzuar për rastin që ka ndodhur më 20 nëntor rreth orës 00:15, kur A.R. (anëtar i tifo-grupit) është sulmuar në Parkun e qytetit nga O.S. dhe A.B. (anëtarë të tifo-grupit)”, raportojnë nga Policia, duke sqaruar se O.S. ka sulmuar me thikë.

Policia sqaroi se ngjarja e 13 shtatorit ka ndodhur para ndeshjes së futbollit ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës në Shkup, ndërsa ajo e 19 shtatorit para ndeshje Makedonija Gj.P.-Vardar. MPB-ja vlerësoi se tifozët kanë shprehur gjuhë të urrejtjes kombëtare në këto ngjarje.

Ndryshe, MPB-ja në fund të muajit shtator njoftoi se në Prokurorinë Themelore të Shkupit është dorëzuar njoftimi për rastin e tifozëve në Gjorçe dhe rastin e ngjashëm të tifozëve në qendrën e qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button