RMV, Filloi realizimi i Pakos së Katërt, subvencione edhe për restorantet e dasmave

Kreshnik Bekteshi, ministri i ekonomisë në Maqedoninë e Veriut sqaroi se Pakoja e katërt ekonomike për rimëkëmbjen ekonomike në pandemi, ka filluar te realizohet fillimisht përmes realizimit të gjashtë pikave, transmeton Portalb.mk.

Gjashtë pikat e përfshira janë: kthimi i tarifës i tarifës së paguar për qëndrim të përkohshme për vitin 2019 në objektet hotelerie, grante për agjenci udhëtimi, për udhëzues turistik, restorantet e dasmave, këndet e lojërave dhe 1 milionë euro kredi pa interes për kompanitë mikro dhe të vogla-mesme.

“Fillon zbatimi i gjashtë masave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushtet e COVID 19”, deklaroi Bekteshi.

Ministria sqaroi se kjo pikë do të realizohet përmes një granti nga Bashkimi Evropian.

“Në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan edhe  dy programe në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e turizmit nga Pakoja e katërt e masave”, deklaruan nga ministria, duke sqaruar se për pesë pikat e para në kuadër të turizmit do të ndahen 459,650,000 denarë.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka publikuar Thirrjen Publike për bashkëfinancimin e shpenzimeve për zejtarët. Lënda e thirrjes publike është bashkëfinancimi i shpenzimeve të zejtarëve dhe kryerësve të veprimtarisë artizanale, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes bashkëfinancimit të deri më 60% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 60,000 denarë të realizuara për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button