Kryetarja e Antikorrupsionit: Gjykatësit kushtetues nuk munden përmes rregullores së punës të votojnë vet për shtesat e pagave

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska vlerëson se me rregullore të punës së Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit nuk mund t’i rrisin kompensimet e pagës, por pasi që është informatë e re, komisioni në periudhën vijuese do të mblidhet për këtë vendim të brendshëm të tetë gjykatësve prej 22 tetorit, transmeton Portalb.mk.

“Është fakt se duhet ligj për punën e Gjykatës Kushtetuese, sepse gjykatësit punojnë sipas rregullores së vitit 91. Është fakt se në Kushtetutë është se me rregullore rregullohet mënyre e veprimit me lëndët e tyre dhe jo e drejta për shtesë të veçantë të tyre. Nuk mundet diçka që duhet të rregullohet me ligj, të rregullohet me rregullore”, deklaroi sot Ivanovska.

Gjykatësit kushtetues më 22 tetor vetë kanë votuar shtesa në lartësi prej 35% nga paga mujore që të jenë njëjtë me gjykatësit dhe prokurorët, por kanë bërë precedent. Shtesat i kanë vendosur në Rregullore për Punë të Gjykatës Kushtetuese, në vend që Kuvendit t’ua votojë me ligj.

Te ne, me ligje të veçanta për paga të gjykatësve (në gjyqësorin e rregullt) dhe të prokurorëve janë të rregulluara kompensimet e këtyre dy profesioneve, ashtu siç është gjithkund praktikë në vend kur bëhet fjalë për rrezikun në punë. Për gjykatësit kushtetues nuk ka ligj të tillë, pasi që ata marrin paga më të mëdha se prokurorët dhe gjykatësit e rregullt në gjykatat themelore, të apelit, administrative apo supreme, a nuk kanë edhe aq rrezik në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button