fbpx

Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia nënshkruan Memorandumin për luftë kundër Kovid-19

Gjatë konferencës online të realizuar sot midis kryeministrave të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq u nënshkrua Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim në luftën kundër Kovid-19. Me rastin e fjalës, Zaev deklaroi se nëse qytetarët tanë sëmuren në Serbi ose Shqipëri dhe anasjelltas, trajtimin e tij do ta paguaj shteti ku është sëmurë pacienti, njofton Portalb.mk.

“Nëse ndonjë shtetas i ynë sëmuret dhe do të duhet të shërohet në Serbi ose Shqipëri, atëherë shtetet tona fqinje do të mbulojnë shpenzimet e trajtimit, e njëjta do të vlejë edhe për shtetasit e Shqipërisë dhe Serbisë në rast se sëmuren në shtetin tonë”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu tha se memorandumi parasheh që këto shtete të angazhohen për bashkëpunim rajonal për të siguruar vaksinën kundër Kovid-19.

“Që nga sot do të punojmë për koordinim për të siguruar vaksinën për Covid-19 për qytetarët tanë. Do të mbështesim dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore”, u shpreh Zaev.

Kreu u Qeverisë së Maqedonisë së Veriut deklaroi se shtetasit e këtyre vendeve do të mund të udhëtojnë pa test PCR.

“Hapim “korridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike”, tha Zaev.

Kjo konferencë është zhvilluat në kuadër të Mini-Shengenit në të cilin kanë nënshkruar Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim për të luftuar pasojat e pandemisë Kovid-19.

Krahas Vuçiqit, në takim morën pjesë e kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministrat e Shëndetësisë së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut  Zllatibor Lonçar dhe Venko Filipçe.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close