fbpx

Bekteshi: Zejtarët do të marrin 20 milion denarë subvencione për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para

Ministria e Ekonomisë ka publikuar Thirrjen Publike për bashkëfinancimin e shpenzimeve për zejtarët.
Lënda e thirrjes publike është bashkëfinancimi i shpenzimeve të zejtarëve dhe kryerësve të veprimtarisë artizanale, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes bashkëfinancimit të deri më 60% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 60,000 denarë të realizuara për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para, njofton Portalb.mk.

Sipas Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi, njoftojnë nga  Ministria e Ekonomisë, për këtë masë janë siguruar mejte në shumën totale prej 20,000,000 denarë. Sipas thirrjes publike, kjo masë do të bashkëfinancojë shpenzimet e dëshmuara për furnizimet e realizuara gjatë vitit 2020.

“Të drejtë pjesëmarrje në këtë Thirrje Publike kanë të gjithë zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë artizanale të cilët janë të regjistruar në përputhje me Ligjin për Zejtari dhe plotësojnë kushtet e mëposhtme: të ketë një seli biznesi në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë maksimumi 5 (pesë) punonjës me kohë të plotë , të kenë shlyer detyrimet ndaj shtetit dhe punonjësve”, thuhet në njoftim.

Një aplikant mund të përdorë subvencionin vetëm një herë gjatë kësaj thirrjeje publike. Rishikimi dhe përzgjedhja e aplikantëve, që plotësojnë kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike, thonë nga kjo ministri, do të bëhet sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”, pra sipas renditjes së paraqitjes dhe arritjes së aplikimeve në arkivat e Ministrisë, deri në shterimin e fondeve të parapara.

Afati i fundit për aplikim në këtë thirrje publike është deri më 27.11.2020, deri në ora 14:00.
Detajet e thirrjes publike dhe mënyra e aplikimit mund t’i gjeni në linkun vijues: Shpallje Publike.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close