Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech thonë se vaksina e tyre kundër Kovid-19 është mbi 90% efektive

Pfizer Inc dhe partneri gjerman BioNTech deklaruan të hënën se vaksina e tyre eksperimentale kundër Kovid-19 ishte më shumë se 90% efektive, një fitore e madhe në luftën kundër pandemisë që ka vrarë më shumë se një milion njerëz, dëmtoi ekonominë botërore dhe shkatërroi jetën e përditshme të njerëzve, njofton Portalb.mk.

Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech SE janë prodhuesit e parë të ilaçeve që lëshojnë të dhëna të suksesshme nga një provë klinike në shkallë të gjerë të një vaksine kundër korona virusit. Kompanitë thanë se deri më tani nuk kanë gjetur shqetësime serioze të sigurisë dhe presin që këtë muaj të kërkojnë autorizimin e SHBA-së për përdorimin emergjent të vaksinës.

Nëse autorizohet, numri i dozave fillimisht do të jetë i kufizuar dhe mbeten shumë pyetje, përfshirë sa kohë vaksina do të sigurojë mbrojtje. Sidoqoftë, lajmet japin shpresë se vaksinat e tjera  Kovid-19 në zhvillim e sipër mund të jenë gjithashtu efektive, transmeton Reuters.

“Sot është një ditë e shkëlqyeshme për shkencën dhe njerëzimin”, tha Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer.

“Ne jemi duke arritur këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, me normat e infeksioneve që vendosin rekorde të reja, spitalet pranë mbushjes së kapaciteteve të tyre dhe ekonomitë që përpiqen të rihapen”.

Pfizer do të kërkojë autorizim të gjerë amerikan për përdorimin emergjent të vaksinës për njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç. Për ta bërë këtë, do të duhen dy muaj të dhëna sigurie nga rreth gjysma e 44,000 pjesëmarrësve të studimit, të cilat pritet të kryhen në fund të këtij muaji.

Pfizer dhe BioNTech kanë një kontratë prej 1.95 miliardë dollarësh me qeverinë e ShBA-së për të shpërndarë 100 milion doza vaksinash duke filluar këtë vit. Ata gjithashtu kanë arritur marrëveshje furnizimi me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button