RMV, nesër dhe pasnesër do të bëhet kthimi i parave nga “Fundjava pa TVSh”

Drejtoria për të Ardhura Publike  parashtroi urdhëresat për rikthimin e TVSh-së nga masa “Fundjavë pa TVSH”, kurse pagesa do të bëhet nga nesër. Mbi 66 milion denarë do të depozitohen në llogaritë e atyre që kanë skanuar llogari fiskale duke bërë blerje gjatë “Fundjavës pa TVSh”, njofton Portalb.

Drejtoria për të Ardhura Publike informoi se paratë e qytetarëve do të kthehen për dy ditë, gjegjësisht kthimin e TVSh-së do ta marrin në llogaritë e tyre nesër ose pasnesër.

Nga Drejtoria për të Ardhura Publikue njoftuan se dy herë më shumë qarkullim është realizuar fundjavën e 10, 11 dhe 12 tetorit, e cila ishte “Fundjavë pa TVSH”. Sipas të dhënave nga DAP-it  kur u zbatua kjo masë, u realizua qarkullim në vlerë prej 526 milionë denarësh, ndërsa kthimi i TVSH-së ndaj qytetarëve për produktet, shërbimet dhe pajisjet kompjuterike të Maqedonisë së Veriut të blera deri më tani është 63,4 milionë denarë.

“Fundjavë pa TVSh”  është masë e pakos së katërt të masave anti-krizë dhe qëllimi është të kontribuojë në uljen e efekteve të krizës covid-19 dhe të mbështesë qytetarët dhe ekonominë. Kjo masë u realizua më 10, 11 dhe 12 tetor 2020 dhe parashikon kthimin e të gjithë shumës së TVSh-së së paguar për produktet dhe shërbimet e blera vendore, si dhe pajisjet kompjuterike.

Përmes aplikacionit “TVSh-ja ime” për faturat e skanuara fiskale, qytetarëve u kthehet 20 përqind e TVSh-së së paguar për produktet dhe shërbimet vendore dhe 10 përqind për mallrat dhe shërbimet e tjera.

Nga DAP-i shprehen se tregtarët dhe ofruesit e shërbimeve janë të detyruar të shënojnë veçmas mallrat dhe shërbime maqedonase nga mallrat dhe shërbimet e tjera në aparatin fiskal, dhe fatura fiskale e lëshuar duhet të shprehë qarkullimin e të gjitha produkteve dhe shërbimeve vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button