Trumpi planifikon të shpallë nekrologjinë e të vdekurve si provë për manipulimin zgjedhor

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan Joe Biden do të mbledhë sot takimin e tij të parë të ekipit anti-koronavirus për të diskutuar problemin më të madh me të cilin do të përballet kur të marrë detyrën në janar, ndërsa Donald Trump vazhdon të luftojë për këtë detyrë, njofton Portalb.mk.

Presidenti aktual nuk ka treguar shenja se planifikon të pranojë humbjen. Ai nuk ka caktuar takime për sot dhe nuk i është drejtuar publikut që nga e enjtja. Si pjesë e fushatës së tij për të kontestuar rezultatet e zgjedhjeve, ai planifikon të mbajë disa tubime përmes së cilave do të përpiqet të fitojë mbështetje për vazhdimin e luftës së tij, tha zëdhënësi i fushatës së tij Tim Murtau. Ai nuk zbuloi se ku ose kur do të zhvillohen ato tubime.

“Trump do të përpiqet të mbështesë pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor duke botuar nekrologji për njerëzit e vdekur që votuan në zgjedhje”, tha Murtau.

Ai planifikon të kërkojë rinumërim të votave në disa shtete, por ekspertët thonë se këto përpjekje nuk kanë gjasa të japin fryte.

Ndërkohë, Bideni tashmë ka filluar ta planifikojë tranzicionin. Ekipi i tij këshillues për koronavirusin do të drejtohet nga ish-krerët e institucioneve kryesore të kujdesit shëndetësor të vendit, Vivek Marty dhe David Kessler, në përpjekje për të krijuar udhëzime për zbutjen e një pandemie që ka vrarë më shumë se 237,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Biden konfirmoi fitoren në zgjedhjet e së shtunës, kur kapërceu pragun e 270 votave të kërkuara elektorale. Në mbarë vendin, ai fitoi katër milion vota më shumë se Trumpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button