RMV, për dy muaj policia ka shqiptuar 527 gjoba për parregullsi teknike të automjeteve për udhëtarë (Infografik)

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) vetëm gjatë muajve shtator dhe tetor të këtij viti shqiptoi 527 gjoba për shkak të parregullsive teknik të automjeteve të përdorura për transport të udhëtarëve, informojnë për Meta.mk nga MPB-ja. Në dy muaj, kontrollet u kryen në automjetet e përdorura për transportin publik të udhëtarëve (autobusë, taksi, furgonë) në transportin ndërkomunal dhe në transportin urban-ndërurban në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.

Gjobat janë në përputhje me Ligjin për Automjete, me të cilin shqiptohet gjobë prej 400 euro për shoferin që drejton një automjet që nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara për lidhjen e automjetit tërheqës dhe rimorkio, sistemit të drejtimit, sistemit të frenimit dhe gomave (pneumotikëve). Për personat juridikë, gjoba është në vlerë prej 2,000 euro nëse në komunikacion drejtojnë automjet që nuk i plotëson kërkesat për funskionim teknik, kurse ekziston edhe një gjobë prej 500 eurosh për personin përgjegjës në kompani për shkeljen e kryer. Ministria e Brendshme gjithashtu vendos gjoba prej 120 euro në kundërvlerë me denarë për shoferin, i cili në komunikacion drejton automjet që nuk ka sisteme të përshkruara, pjesë përbërëse, njësi teknike dhe pajisje të pavarura, ose nëse nuk janë plotësisht funksionale.

Aksioni i kontrollit i Ministrisë së Brendshme në automjetet e përdorura për transportin e udhëtarëve vjen në një kohë kur agjencia e lajmeve “Meta.mk” vazhdimisht shkruan për situatën e automjeteve në transportin publik. Përndryshe, të dhënat e fundit të Drejtorisë së Doganave të RMV-së tregojnë se nga janari deri në shtator të këtij viti, më vend janë importuar 108 autobusë dhe minibusë të përdorur, krahasuar me 38 autobusë dhe minibusë të rinj, përfshirë autobusët ekologjikë që arritën në pranverë për NQP-Shkup.

Vite më parë në vend janë importuar disa herë më shumë autobusë të përdorur krahasuar me ato të rinj, të cilët para se të vinin në vendin tonë kanë kaluar një numër të lartë kilometrash në lëvizje me pronarët e mëparshëm. Vjetërsia mesatare e autobusëve në vend vitin e kaluar ishte 18.1 vjeç.

Ekspertët për “Meta.mk” tashmë kanë theksuar se mosha mesatare e automjeteve është një parametër për sigurinë e automjeteve të përdorura për transportin e udhëtarëve, por është po aq e rëndësishme se si mirëmbahen automjetet, çfarë pjesësh rezervë vendosen, si është e organizuar dhe si kontrollohet funksionimi i automjeteve. Këto parametra janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për automjetet me një moshë mesatare prej 18 vjeç, sepse në atë vjetërsi të automjeteve dhe distanca e përshkuar për atë periudhë, zakonisht çojnë në degradim serioz të sistemeve të automjeteve, të cilat nëse nuk mirëmbahen siç duhet, mund të dëmtojnë seriozisht sigurinë e të njëjtëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button