Gjykatësit kushtetues të RMV-së vetë kanë votuar për 35% shtesë të pagës pa i kaluar ligjërisht në Kuvend

Gjykatësit kushtetues më 22 tetor vetë kanë votuar shtesa në lartësi prej 35% nga paga mujore që të jenë njëjtë me gjykatësit dhe prokurorët, por kanë bërë precedent. Shtesat i kanë vendosur në Rregullore për Punë të Gjykatës Kushtetuese, në vend që Kuvendit t’ua votojë me ligj, njofton Portalb.mk.

Te ne, me ligje të veçanta për paga të gjykatësve (në gjyqësorin e rregullt) dhe të prokurorëve janë të rregulluara kompensimet e këtyre dy profesioneve, ashtu siç është gjithkund praktikë në vend kur bëhet fjalë për rrezikun në punë. Për gjykatësit kushtetues nuk ka ligj të tillë, pasi që ata marrin paga më të mëdha se prokurorët dhe gjykatësit e rregullt në gjykatat themelore, të apelit, administrative apo supreme, a nuk kanë edhe aq rrezik në punë.

Gjykatësit kushtetues nuk dëgjojnë të akuzuar, nuk caktojnë paraburgime, nuk dënojnë për krim të organizuar, as për korrupsion, vrasje, përdhunim, pedofili. Nuk shkon në ekspertizë në vendin e ngjarjes, nuk kanë rrezik të tillë në punë. A ata mu për këto rreziqe kanë parashikuar shtesa në pagë me Rregulloren për Punë.

“Në Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese pas nenit 10 është shtuar neni 10-a, i icili thotë:

Përveç të drejtës së rrogës dhe kompensimeve tjera, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë të drejtë për shtesë në pagë për:

  • Kushte të veçanta për punë
  • Ekzistim të rrezikut të lartë
  • Konfidencialitet

Vlera e përgjithshme e lartësisë së shtesave nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se 35% nga paga bazë e gjykatësit. Shtesat nga paragrafi 1 i këtij neni, lartësia e tyre dhe mënyra e konstatimit rregullohet me akt të Gjykatës”, thuhet në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare.

Profesorët për të drejtën kushtetuese, për SDK theksojnë “Cili është rreziku i gjykatësve kushtetuese? Çfarë ka këtu konfidencialitet kur procedura në Gjykatën Kushtetuese është publike?”.

“Në vend që të bëjnë dispozita për diskutime publike, në lidhje me atë që patjetër t’i jepet mundësi dorëzuesit ta sqarojë iniciativën, dispozitë për afate për procedurë, pse i mbajnë disa iniciativa të caktuara apo lëndë nga 5 vjet në sirtarë, gjykatësit kushtetues me Rregullore kanë parashikuar shtesa të rrogës”, thonë bashkëfolësit.

Askund nuk ka praktikë që me Rregullore të Punës të caktohen shtesat e rrogës, pasi që me këtë akt përshkruhen procedura dhe rregullat në një institucion, a jo rrogat dhe shtesat, theksojnë profesorët.

Vendimi për shtesa tanimë është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe atje und të zbatohet. Nuk është e njohur se prej ku do të shkurtojnë gjykatësit kushtetues që të marrin shtesë 35% rritje, duke e pasur parasysh se janë ankuar për të ardhura të pamjaftueshme, përpara se ta shtyjnë dekretin qeveritar për dhurim të obliguar për luftë kundër virusit korona dhe t’i shpëtojnë pagat e tyre. Janë ankuar se shteti atyre nga Buxheti u jep vetëm për paga të gjykatësve dhe zyrtarëve dhe diçka për fotokopje.

Gjykatësit kushtetues dhe bashkëpunëtorët profesional vlerësojnë se janë thyer të gjitha rekordet për iniciativa të dorëzuara dhe të zgjidhura, pasi që gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, përpara Gjykatës Kushtetuese janë kontestuar thuajse të gjitha qindra dekretet që i miratoi Qeveria në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button