Bora Kazimi: Arti, aktiviteti kulturor dhe aktiviteti sportiv, janë tre shtyllat e shëndetit të shoqërisë

Bora Kazimi nga qyteti i Tetovës ishte e intervistuara e radhës nga Portalb. Një balerinë e cila është marrë me balet që në moshë të vegjëlisë dhe që ka arritur të marrë pjesë edhe në gara botërore. Dhe në fund ka arritur  të realizoj edhe ëndrrën e saj me hapjen e studios së parë shqiptare në Tetovë me emrin “Tutu”. Mesazhi i saj në këtë intervistë ishte se tre shtyllat e shëndetit të shoqërisë janë arti, aktiviteti kulturorë dhe aktiviteti sportiv.

Më poshtë ndiqeni intervistën e realizuar nga Portalb me balerinën Bora Kazimi.

Bora Kazimi

Si ju lindi ideja për tu marrë me balet dhe si ka vazhduar rrugëtimi juaj prej atëherë deri më tani?

Baletin si aktivitet e kam fiksuar qysh si e vogël. Me kujtohet se qysh herët mundohesha të imitoj skenat e operave e të baleteve ne televizor duke tentuar të kërcej sipas ritmit të tyre. Këtë ma rrëfejnë edhe sot e kësaj dite gjithmonë prindërit. Me të kuptuar se në qytet ekziston një studio baleti…kam insistuar me shumë eufori që të më regjistronin…dhe ashtu ndodhi.

Bora Kazimi

A keni marrë pjesë nëpër gara botërore për sa i përket baletit?
Po, përveç shfaqjeve dhe paraqitjeve te ndryshme kemi marrë pjesë edhe në shfaqe me natyrë garimi me grupin e baletit, në Itali, në spektaklin Danza in Fiera 2019, ku edhe kishte pjesëmarrës nga e gjithë bota.

 

 

 

Bora Kazimi

Ju e keni hapur edhe studion e parë shqiptare të baletit “Tutu” në Tetovë, na trego diçka për këtë . Cilat grupmosha mund të regjistrohen, kur fillojnë regjistrimet dhe orët?
Po ! Me shumë satisfaksion dhe përmbushje te veçantë, po realizoj një ëndërr të mbjellë thellë në shpirt dhe të rrënjëzuar edhe me aktivitetet ku dy vitet e fundit kam vepruar në pozicionin e trajnueses me grupe të caktuara moshash ku kryesonin posaçërisht grupet shqiptare të kursit, në studion e baletit, ku tashme kisha kaluar 11 – vite te plota aktive pa ndërprerje, kurse tani edhe ne studion time, ku ne muajin tetor kemi pasur regjistrimin e vajzave te grupmoshave nga 3 deri 13 vjet.

 

 

Bora Kazimi

A shfaqin interesim vajzat që të regjistrohen në studion tuaj dhe të merren me balet?
Po. Duhet thënë me shumë modesti por edhe me një nderë e kënaqësi te veçantë se interesimi dhe respekti i shfaqur ndaj hapjes së studios si nga kandidatët e interesuar po aq edhe nga miqësia dhe qytetarët më gjerë, më kanë përforcuar dhe më kanë motivuar për ëndrrën e kamotshme për një studio shqiptare ne qytet. Mandej si studente e psikologjisë dhe nga ana tjetër natyra ime ( që gjithmonë më ngacmonin familjarët dhe shoqet se “nuk tu hoqën fëmijët nga prehri”), vetëm më kanë sinkronizuar për këtë ëndërr, tashmë me studion “TUTU”.

 

 

 

Bora Kazimi

 A është një profesion që ka të ardhura të larta?
Jo. Sinqerisht jo ! Ndërkaq, qysh me nismën e idesë dhe projektit për studion, prindërit dhe familjarët më dhanë informacionet dhe këshillat e para elementare e të qenurit e vetëdijshme dhe koshiente për nevojat e sakrificave dhe detyrimet e seriozitetit obligues. Së pari, kostoja e regjistrimeve është menduar të jetë me një vlerë simbolike -minimale, për hir të sensibilizimit dhe misionit te motivimit  kulturorë dhe artistik në qytet, dhe në anën tjetër konkretizimi material i investimeve, mirëmbajtjes dhe kujdesit, tejkalonte ekuacionin e llogarive fitimprurëse. Ky ka qenë refreni që kam dëgjuar nga dhjetë herë në ditë, nga vërejtja që me bënin prindërit. Shfrytëzoj rastin këtu të paraqes edhe falënderimet e mia të përzemërta deri ne qiell, për përkrahjen dhe kontributin hyjnorë të prindërve! Unë̈ jam rritur me edukimin familjarë të bindjes dhe kulturës së baraspeshës mes ideales dhe materiales. “Vetëm ideja e fisnikëruar -pësohet me realizim të shëndoshë̈ të materiales” – ishte moto e prindit, sa herë që në bisedat tona të përmendej raporti dhe filozofia e kuptimit të ekzistencës.

 Mesazhi juaj për të rinjtë?
Arti, aktiviteti kulturorë dhe aktiviteti sportiv, janë̈ tre shtyllat e shëndetit te shoqërisë̈. Baleti fatmirësisht bën pjesë tërësisht brenda të triave. Me këtë mesazh përmbyllës, do të kisha thënë vetëm te jemi vetja- me identitet të gjallë përmes një̈ aktiviteti shoqërorë̈.

 

Bora Kazimi do të vazhdojë që ëndrrën dhe dashurinë e saj për baletin tua mbjell edhe vajzave të tjera të vogla duke i ushtruar ato në studion e saj “TUTU”. Faqen e kësaj studio ju mund ta gjeni në instagram duke klikuar këtu.

Përveç kësaj interviste ju mund të lexoni më poshtë dhe intervista të tjera të realizuar nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button