Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia nesër do të nënshkruajnë Memorandum për luftë kundër Kovid

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ai nesër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe të Shqipërisë Edi Rama përmes një video lidhje do të marrë pjesë në konferencën e Mini-Shengenit në të cilin duhet ta dakordojnë Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim në luftën kundër Kovid-19, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Krahas Vuçiqit, në takim do të marrin pjesë e kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.

“Me këtë rast, do të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Kovid-19 dhe marrëveshje midis ndërshtetërore midis Serbisë dhe Shqipërisë për lëvizje të lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, njoftuan nga kabineti i Vuçiqit.

Vuçiq përmes video takimit të mbajtur më 30 tetor me kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama tha se është e rëndësishme që janë sjellë disa vendime të rëndësishme, të cilët do të zbatohen më së voni nga 10 nëntori.

“Atëherë pa PCR test do të mund të shkohet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ose nga atje në Serbi”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se ministrat e shëndetësisë gjatë ditëve në vijim do të formulojnë marrëveshje se si ta ndihmojnë njëra-tjetrën, të mund të pranojmë pacientë nga Shkupi dhe nga Tirana, ata të mund të pranojnë shtetas serbë të cilët ndodhen në territorin e tyre, se si të rregullohen shpenzimet.

“Ejani të shohim se si e ndihmojmë njëri-tjetrin me vaksinat, të paraqitemi diku së bashku në furnizimin e vaksinave”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo ka qenë një nga pikat e takimit, që i përket Kovid-19. Vuçiq tha se në samit është biseduar për përforcim edhe të bashkëpunimit politik.

Ai ka potencuar se është arritur marrëveshje me tre pika, mes tjerash edhe që ndalesat nëpër kufij të zvogëlohen sa më shumë që është e mundur. Është bërë fjlë edhe për lejet e punës, pastaj për gjendjen e jashtëzakonshme, gjegjësisht ndihmimin e njëri-tjetrit kur do të paraqiten fatkeqësi natyrore, si edhe punë më të shpejtë të Doganës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button