Ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi armen qytetin kyç Shusha

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se ushtria e vendit të tij ka çliruar nga pushtimi armen qytetin Shusha, qytet simbol i rajonit të pushtuar të Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim drejtuar kombit, Aliyev dha lajmin se Shusha, që ka qenë nën okupim për 28 vjet, është çliruar nga ushtria azerbajxhanase.

Në fjalën e tij pas një vizite në varrin e ish-presidentit Haydar Aliyev dhe në Memorialin e Dëshmorëve, Aliyev theksoi se çlirimi i qytetit Shusha do të shënohet si një ditë e rëndësishme në historinë e Azerbajxhanit.

“Shusha ka një vend të veçantë në historinë e Azerbajxhanit. Shusha është margaritar jo vetëm i Azerbajxhanit, por i gjithë Kaukazit. Pas 28 vjetësh, zëri i ezanit do të dëgjohet sërish në Shusha”, tha Aliyev.

Shusha u pushtua nga Armenia më 8 maj 1992.

I themeluar në vitin 1752, Shusha është një qytet i rëndësishëm jo vetëm për banorët e qytetit, por edhe për të gjithë azerbajxhanasit për shkak të monumenteve të shumta historike dhe lindjes së shumë shkencëtarëve dhe njerëzve të shquar të kulturës.

Përveç se është një qytet që është një nga simbolet e historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha është strategjikisht i rëndësishëm pasi ndodhet në rrugën për në Khankendi, qytetin më të madh të Malësisë së Karabakut, si dhe për shkak të pozicionit të tij dominues gjeografik në rajon.

Në operacionin që filloi në Malësinë e Karabakut më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase ka çliruar 4 qendra qytetesh, 3 qyteza dhe rreth 220 fshatra dhe disa lartësira të rëndësishme nga pushtimi i Armenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button