Bisedë telefonike e Zaevit me Borisovin për gjetje të zgjidhjeve për çështjet e hapura bilaterale

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, sot në bisedë telefonike kanë shfaqur bindje të ndërsjellë se do të vazhdojnë të bisedojnë edhe drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve të tyre qeveritarë dhe ekipeve, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përbashkët për çështjet e hapura bilaterale në interes të së dy vendeve dhe në interes të integrimeve evropiane, informojnë nga Qeveria, njofton Portalb.

Zaev, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në bisedën telefonike me Borisovin, fillimisht i ka dëshiruar shëndet të mirë dhe shërim të shpejtë nga virusi korona, për çka Borisov ka informuar se po ndjehet më mirë dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Në bisedën telefonike, kryeministrat Zaev dhe Borisov, siç thuhet në kumtesën qeveritare, kanë këmbyer informata rreth përgatitjeve për samitin vijues në Sofje në kuadër të Procesit të Berlinit dhe kanë dakorduar edhe një bisedë telefonike për ditën e nesërme, në të cilin do të merret vendim se nëse takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të martën do të mbahet me prezencë fizike në Sofje ose tërësisht onlajn.

Gjatë ditës së djeshme, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme t’i fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në, sepse Qeveria në Shkup më shumë se tre vite tenton të mos e zbatojë Marrëveshjen me Bullgarinë.

Sipas tij, nuk është arritur përparim në asnjë nga pikat e kësaj marrëveshje, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017.

“Nuk mund të kuptojë pse disa vëzhgues të jashtëm i përziejnë punët. Bullgaria nuk aplikon për anëtarësim. Bullgaria është vend anëtar, Maqedonia aplikon për anëtarësim në BE dhe duhet të jetë e qartë se obligimet që i ndërmerr me nënshkrimin e marrëveshjeve, siç është Marrëveshja në Shkup e 1 gushtit 2017, duhet të respektohet. Në Maqedoni duket se ekziston dhe vazhdon të ekzistojë ideja se dikush do të ushtrojë presion mbi Bullgarinë në moment të fundit dhe se Bullgaria do të lëshoj pe”, deklaroi Karakaçanov në intervistë për emisionin “Bruksel 1” në AV TV.

Ai parasheh se vetoja bullgare për kornizën negociuese do të paraqesë “dush të ftohtë” për vendit.

“Shpresoj se ky dush i ftohtë do t’i detyrojë të heqin dorë nga iluzionet, të vetëdijesohen dhe të ulemi në tavolinë dhe me dialog të sinqertë si njerëz të cilët kanë histori të përbashkët dhe flasim në gjuhën e njëjtë. Pres të jetë ashtu. Nëse jo – nuk ka problem, ne nuk shpejtojmë. Ata kanë pasur kontest 28 vjet me Greqinë. Ne jemi të gatshëm për bisedime po aq të gjata”, tha Karakaçanov.

Ai parasheh se vetoja bullgare për kornizën negociuese do të paraqesë “dush të ftohtë” për vendit.

“Shpresoj se ky dush i ftohtë do t’i detyrojë të heqin dorë nga iluzionet, të vetëdijesohen dhe të ulemi në tavolinë dhe me dialog të sinqertë si njerëz të cilët kanë histori të përbashkët dhe flasim në gjuhën e njëjtë. Pres të jetë ashtu. Nëse jo – nuk ka problem, ne nuk shpejtojmë. Ata kanë pasur kontest 28 vjet me Greqinë. Ne jemi të gatshëm për bisedime po aq të gjata”, tha Karakaçanov.

Bullgaria e bllokon fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, duke kërkuar që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgaree dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button