Bajden premtoi bashkim të vendit në fjalimin e tij fitues, Tramp ende nuk iu drejtua opinionit

Xho Bajden premtoi se nuk do ta ndajë, por do ta bashkojë Amerikën, në fjalimin e tij të pari pasi dje u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

“Ejani të gjithë t’i japim shans njëri-tjetrit”, tha ai në Delaver.

Bajden u konfirmua për presidentin e 64-të të SHBA-së, pasi dje pasdite e fitoi Pensilvaninë, me ç’rast e tejkaloi pragun nga 270 votat e nevojshme elektorale. Tramp ende nuk ka pranuar humbje, e as që i është drejtuar opinionit, përveç që në Tuiter i përsëriti pohimet e tij për mashtrim zgjedhor.
“Premtoj se do të jem president i cili nuk do të ndajë, por do të bashkojë, i cili nuk shikon shtete të kuqe dhe të kaltra, por vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bajden dhe drejtpërdrejtë iu drejtua edhe ithtarëve të Trampit.
“E kuptoj dëshpërimin e të gjithë atyre që votuan për Trampin, por ka ardhur koha që ta lëmë retorikën e ashpër pas neve, ta zbaresim temperaturën dhe sërish të shikohemi dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ka ardhur koha të ecet përpara dhe të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët tani si armiq”, tha ai

 

Bajden fitoi 74 milionë vitam që është shifra më e madhe në historinë e zgjedhjeve në SHBA. Ai gjatë katër viteve të ardhshme do ta udhëheqë vendin së bashku me Kamala Haris, gruaja e parë në funksionin nënpresident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button