fbpx

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” po përgatitet për zgjedhje studentore

Fakultetet e universitetit më të madh në shtet “Shën Cirili dhe Metodi” po përgatitet për zgjedhje të reja studentore. Fakulteti Filozofik është i pari i cili do t’i realizojë zgjedhjet të hënën. Studentët do të kenë mundësi ta japin votën e tyre për zgjedhje edhe të kryetarit të Kuvendit studentor të fakulteteve, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Mandatet e anëtarëve të Kuvendeve studentore të fakulteteve dhe universitetit, të cilët zgjasin një vit, skadojnë deri në fund të vitit, madje shumica e fakulteteve tanimë shpallën konkurse për zgjedhje të kryetarëve të anëtarëve.

Në kumtesën nga Fakulteti Filozofik thuhet se votimi do të zhvillohet nga ora 10 deri në orën 13, pa qëndrim të gjatë të studentëve në bibliotekat ku do të votohet.

Ky fakultet tani për tani është i vetmi i cili paralajmëroi dhe do të mbajë votim në hapësirat e saj. Në shumicën e fakulteteve  të UCDM-së do të votohet në mënyrë elektronike, përmes platformës të cilën do ta hartojë Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike (FETI).

Zgjedhjet në FETI, madje, do të mbahen në fund të muajit, thotë në deklaratë të shkurtër për “Meta”-n Dejan Dimitriev, kryetar aktual i Kuvendit studentor të fakulteteve.

“Zgjedhjet janë shpallur dhe do të mbahen më 30 nëntor. Do të votohet në mënyrë elektronike, për çka fakulteti ynë po harton platformë për votim. Të njëjtën platformë FETI do ta ofrojë në nivel të UCDM-së. Besojmë dhe shpresojmë se zgjedhjet do të kalojnë më së miri”, thotë Dimitriev.

Zgjedhje janë caktuar edhe në Fakultetin për art muzikor dhe do të mbahen më 27 nëntor.

Nga Fakultetit matematikoro-natyror thonë se ende nuk është caktuar datë për zgjedhjet, por votimi do të ndodhë në fillim të dhjetorit dhe me siguri përmes platformës së FETI-t.

Nga Kuvendi studentor i fakulteteve të Filologjikut thonë se data do të dakordohet të hënën. Atëherë do të vendoset edhe për mënyrën e votimit, edhe pse Kuvendi synon drejt opsionit onljn.

Deri në fund të muajit ose fillim të muajit të ardhshëm do të mbahen zgjedhje studentore konfirmuan edhe nga Fakulteti teknologjiko-metalurgjik, Makinerik dhe i Mjekësisë.

Zgjedhjet studentore janë proces i rëndësishëm për komunitetin akademik, posaçërisht për organizimin studentor, duke pasur parasysh se anëtarët dhe kryetarët e zgjedhur marrin pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve në komunitetin akdemik.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close