Filipçe: Kremtimet dhe festat të cilat janë para nesh t’i kremtojmë vetëm me më të afërmit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe me rastin e festave në vijim apeloi qytetarët që të kremtojnë në rrethin e ngushtë me më të afërmit, njofton Portalb.

“Kremtimet dhe festat të cilat janë para nesh, këtë vit t’i kremtojmë vetëm me më të afërmit. Muajt e ardhshëm janë intensiv në përhapjen e Kovid-19. Pikërisht për këtë arsye, nevojitet përgjegjësia jonë maksimale për shëndetin personal, por edhe kujdes për shëndetin e më të afërmve tanë. Në periudhën e ardhshme, të mos grupohemi nëpër shtëpi dhe të ndihmojmë të gjithë së bahsku që sa më shpejtë të dalim nga kriza e koronavirusit. TaTani nevojitet t’i respektojmë masat për mbrojtje, ndërsa vitin e ardhshëm do të festojmë në pajtim me traditën. Na ndihmoni, për të gjithë ne”, ka shkruar Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së djeshme nga 3.082 testime janë regjistruar 1128 raste të reja me virusin korona, 307 janë shëruar, ndërkaq 13 të tjerë kanë ndërruar jetë. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button