Në moshën 50-vjeçare nga Kovid-19 ndërroi jetë një mjek nga Tetova

Në moshën 50-vjeçare, si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi, mbrëmë ndërroi jetë dr. Vlladimir Evtimovski na Tetova. Ai punonte si radiolog-rentenolog në Spitalin klinik në Tetovë, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Kolegët e tij thonë se sëmundja tek dr. Eftimovski ka zgjatur shkurt. Simptomat i ka ndjerë të hënën, ndërsa testin pozitiv e ka marrë që ditën e nesërme. Shumë shpejt i është përkeqësuar gjendja, me ç’rast është hospitalizuar në Klinikën infektive në Shkup, ku dje ka ndërruar jetë. Ka pasur disa sëmundje kronike.

Mjeku Eftimovski pothuajse 20 vite ka qenë pjesë e shëndetësisë publike, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve.

Ky është mjeku i dytë që ka ndërruar jetë nga Kovid-19 në Tetovë. Në korrik të këtij viti, si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi ndërroi jetë edhe mjeku 64-vjeçar Arifikmet Deari, urolog nga Spitali shtetëror i Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button