Ndërroi jetë aktori i mirënjohur Koço Devole, nuk i përballoi infektimit nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole. Aktori ka humbur jetën për shkak të sëmundjes vdekeprurëse të koronavirusit.

Artisti shqiptar Koço Devole u infektua me koronavirus me para 18 ditësh, ku më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u fut në intubim. Artisti 75-vjeçar vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat i kanë vështirësuar luftën me koronavirus ku dhe për fat të keq është ndarë nga jeta.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh, Devole është një nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se në vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zezë 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me një milion 1993, Një ditë i çmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shokë pa shërbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njëherë Shqipëria 2009.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button