fbpx

Liban, 28 urdhra arresti deri më tani në lidhje me shpërthimin në Portin e Bejrutit

Organet libaneze të drejtësisë njoftuan se numri i personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër ndalimi në kuadër të hetimit mbi shpërthimin në Portin e Bejrutit më 4 gusht ka arritur në 28, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Libanit thuhet se hetimi po kryhet me kujdes dhe në mënyrë të shpejtë për të zbuluar arsyet e shpërthimit.

Në deklaratë thuhet se 51 persona janë intervistuar deri më tani dhe se numri i personave ndaj të cilëve është lëshuar një urdhër arresti ka arritur në 28, tre prej të cilëve në mungesë.

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku kishte eksplozivë dhe më pas ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi gjithë qytetin.

Presidenti Michel Aoun kishte deklaruar se shpërthimi u shkaktua nga 2.750 tonë nitrat amoni që janë mbajtur në depo në port për gjashtë vjet.

Më herët, 21 persona ishin arrestuar si pjesë e hetimit të vazhdueshëm mbi shpërthimin në Portin e Bejrutit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close