RMV, pesë kandidatë për kryetar të Komunës së Shtipit, mes tyre edhe një nigeriani Simeon

Në garën për kryetar të Komunës së Sthipit janë pesë kandidatë, informoi kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor – Shtip, Senka Andreeva. Afati për dorëzim të kandidaturave ishte deri dje në mesnatë, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Në garën për kryetar të të Komunës së Shtipit me mandat deri në tetor të vitit 2021 hyjnë kandidati i pavarur Trajçe Mitev, i cili i mblodhi 260 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve, Llazar Naumov nga partia TMRO, pastaj deputeti aktual Sashko Nikollov nga LSDM, Goce Angellov nga koalicioni i ri “Ardhmëria në duart tona”, ndërsa e përbërë nga partitë Demokratët dhe Organizata e Bashkuar Reformuese Maqedonase, ndërsa befasi më e madhe për banorët e Shtipit është kandidatura e partisë konservative maqedonase Integra, e cila për kandidat të saj e zgjodhi Simeon Polikarp, i njohur për banorët e Shtipit dhe opinion më të gjerë si Xhimi, i cili ka lindur në Nigeri, ndërsa tanimë disa dekada jeton në Shtip.

Andreeva thotë se zyrtarisht këta janë pesë kandidatët për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Shtipit.

VMRO-DPMNE pas seancës së Komitetit ekzekutiv njoftoi se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe të delegojë kandidat të saj. Ata kërkojnë të anulohen zgjedhjet, për shkak se shëndeti i qytetarëve për ta tani është më i rëndësishëm.

Zgjedhjet për kryetar të komunave të Shtipit dhe Pllasnicës janë caktuar për më 13 dhjetor, do të votohet sipas protokolleve shëndetësore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Më 11 dhjetor do të votojnë të sëmurët nga Kovid-19, më 12 dhjetor të sëmurët, personat e plogësht dhe të dënuarit nëpër burgje, ndërsa më 13 dhjetor është dita e zgjedhjeve, kur vendvotimet hapen në ora 7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button