Llogaritë e kompanive që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore për paga janë bllokuar, hetimi po vazhdon

Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska dhe ministri i Financave Fatmir Besimi i prezantuan kushtet për shfrytëzim të ndihmës për kompanitë dhe qytetarët nga pakoja e katërt e masave antikrizë, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Llogaritë e të gjithë kompanive që kanë keqpërdorur ndihmën financiare për pagesë të pagave nga pakoja e tretë e masave janë bllokuar. Një pjesë të kompanive u janë tërhequr edhe fondet që ata i kanë marrë, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, duke u përgjigjur në pytjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me ministrin e Financave Fatmir Besimi.

“Të gjithë kompanitë që e kanë keqpërdorur ndihmën edhe më tej do të publikohen, me qëllim që opinioni t’i njohë, por edhe të nxiten edhe kompanitë e tjera të mos bëjnë keqpërdorim të këtilla”, tha Llukarevska.

Ajo theksoi se procedura kundër këtyre kompanive është në vijim dhe se Prokuroria Publike ka kërkuar prova shtesë për të realizuar hetimin.

Llukarevska foli edhe për kushtet për shfrytëzim të masës së re për mbështetjen financiare të ndërmarrjeve, me ç’rast tha se mjetet do të paguhen deri më datën 15 të muajit aktual për muajin paraprak.

Kuvendi i miratoi ligjet për mbështetje financiare për punëdhënësve dhe ushtruesit e pavarur te veprimtarisë për pagesë të pagave.

Kjo masë, sipas ministrit Besimi, do të paraqes rrjet për mbrojtjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në vend, gjegjësisht do të mundësojë që një numër i madh i punëtorëve të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë periudhë krize.

Për mijëra punonjës, tha ai, kjo do të nënkuptojë mbajtjen e të njëjtit nivel të pagës.

“Ky është një injeksion financiar prej 70 milionë euro në ekonomi, gjegjësisht derdhje e fondeve dhe stimulim i aktivitetit ekonomik në këtë periudhë krize”, shtoi Besimi.

Të dy ligjet, siç theksoi Besimi, janë vetëm një pjesë e 12 ligjeve dhe ndryshimeve ligjore për 22 masa nga gjithsej 31 nga pakoja e katërt e ndihmës, të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së Financave. Ai shtoi se nga këto 12 ligje, tre tashmë janë miratuar, ndërsa të tjerët janë në procedurë parlamentare ose janë hartuar dhe janë vënë në konsultim publik.

“Masat nga pakoja e katërt, të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së Financave e të cilat u mundësuan me rebalancin e Buxhetit mund të kategorizohen në katër kategori: masat për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kompanitë, masa për mbështetje financiare të qytetarëve, stimuj të tatimeve dhe masat në drejtim të zgjidhjeve sistemore. Këto fonde do të sigurojnë mbështetje për sektorin privat dhe qytetarët gjatë valës së dytë të kovidit dhe do të mbështesin më tej rimëkëmbjen. Këto masa janë hartuar për të vepruar pozitivisht si në anën e ofertës ashtu edhe në anën e konsumit dhe kështu të amortizojnë pasojat e krizës”, tha Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button