RMV, Salla Universale nuk do të dislokohet, por do të rikonstuohet me mjete nga rishikimi i buxhetit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pret që sezonin e ardhshëm të koncerteve Salla Universale të jetë gati për mbajtjen e koncerteve.Para fillimit të rikonstruktimit të Sallës Universale, Shilegov tha se gjatë vitit 2021 Salla Universale, me një shkëlqim të ri do t’u kthehet shkupjanëve dhe do të vazhdojë të jetë vend kulti, ku është e gjithë historia e Maqedonisë moderne, transmeton Portalb.mk.

Shilegov sot gjatë aktivitetit ku u paralajmërua fillimi i rikonstruimit së bashku me ministren e Kulturës, Irena Stefoska dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Fatmir Bytyqi, tha se se gjatë vitit 2021 Salla Universale, me një shkëlqim të ri do t’u kthehet shkupjanëve dhe do të vazhdojë të jetë vend kulti, ku është e gjithë historia e Maqedonisë moderne.

Ai tha se me mjetet e siguruara buxhetore, më në fund janë krijuar kushtet për fillimin e rikonstruimit të plotë të kësaj ndërtese në formën dhe madhësinë ekzistuese, duke ruajtur pamjen e saj autentike si simbol i ripërtëritjes së Shkupit pas tërmetit.

“Ne vendosëm për këtë hap pas mbështetjes së gjerë të dhënë nga publiku për idenë për të ruajtur Sallën Universale në formën e saj aktuale, në vendin ekzistues, gjë që nuk do të thotë se kemi hequr dorë nga ideja për një sallë koncerti të re me shoqërimin e kapaciteteve të tjera të kongresit në një vend tjetër”, deklaroi Shilegov.

Stefoska tha se Ministria e Kulturës punon në buxhetin e ri për vitin 2021 dhe se planifikojnë që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i sallës së re të koncerteve në Shkup.

Me rishikimi e buxhetit për vitin 2020, siç u tha në aktivitetin e sotëm, është hapur mundësia për financimin e 19 projektvee investuese kapitale në më shumë komuna në të gjithë vendin me vlerë prej 245 milion denarë”. Tri prej tyre janë në Qytetin e Shkupit. Për rikonstruimin e Sallës Universale janë paraparë 120 milionë denarë nga mjetet e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button