VMRO-DPMNE nuk do të propozojë kandidat në zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë, por kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hritijan Mickoski në intervistë për TV ALFA, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të komunave Shtip dhe Pllasnicë, por në vend të kësaj Mickoski kërkon dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe formim të qeverisë teknike, qeveri të shpëtimit kombëtar apo qeveri të zgjeruar, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësoj se futja e vetëdijshme në rrezik dhe cenimi i jetës së qytetarëve nuk është politikë që VMRO-DPMNE e mbështet, ne i kundërshtojmë sjellje të këtilla devijonte në politikë”, deklaroi Mickoski duke aluduar në gjendjen me Covid-19 në shtet.

Edhe përkrah kësaj, Mickoski kërkon përsëri që të formohet qeveri për shpëtim kombëtar sepse “shteti ndodhet në humnerë”, ka katastrofa në bazë ditore dhe asgjë nuk funksionon.

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE është parti antishtetërore, e cila mban llogari vetëm për interesat personale në llogari të interesave të shtetit dhe qytetarëve.

“Vetëm tre muaj pas zgjedhjeve, VMRO-DPMNE dhe Mickoski kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ikin nga ballafaqimi në zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip. Aq nga serioziteti i Mickoskit, ai është politikan i cili nuk ka pasur qëndrim për çështjet më të rëndësishme, ndërsa sot deklaratat e tij më nuk mund të merren me asnjë seriozitet”, thanë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button