fbpx

Kosova regjistroi 12 viktima dhe 491 të infektuar me koronavirus

Kosovës të shtunën i janë​ shtuar 491 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,137 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të shtunën janë regjistruar edhe 66 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 6,634, transmeton REL.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 23,425 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 744 pacientë kanë vdekur.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Lidhur me këtë vendim, pjesëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës kanë protestuar të shtunën në shenjë pakënaqësive ndaj masave të marra nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të frenimit të koronavirusit.

Ata kanë zhvilluar një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe lugë.

Përgjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, bizneset në Kosovë janë ndihmuar me 60 milionë euro në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë të shtunën se autoritetet po përcjellin situatën epidemiologjike dhe se masat sipas tij po respektohen kufizimet e vendosura në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.

Por, Zemaj ka shtuar se nëse vazhdon trendi i rritjes në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close