RMV, situata e pafavorshme hidrologjike ka imponuar importin e energjisë elektrike nga jashtë, a do të bie barra mbi qytetarët?

Këtë javë, Qeveria vendosi të ndalë përkohësisht prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet në vend, dhe ASH EEM të sigurojë energji elektrike përmes kompanisë së saj ELEM Trejd, deri në normalizimin e kushteve natyrore që do të mundësojnë prodhim optimal të kapaciteteve që përdorin ujë direkt ose indirekt në procesin e prodhimit, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Programi i “Dojçe Vele“ në maqedonisht shkruan se SHA EEM ka filluar me blerje të energjisë elektrike dhe plani është që, deri më 15 nëntor të këtij viti, të blihen 20.450 megavat orë energji elektrike. Ekspertët që i kanë kontaktuar ata thonë se importi i energjisë elektrike nga jashtë do të paguhet me para nga buxheti i shtetit, gjegjësisht se qytetarët do të duhet të paguajnë shpenzimet.

“Dy vjet më parë se mburreshim se po eksportonim energji elektrike në një kohë kur na është dashur të kursejmë, dhe tani do të detyrohemi të blejmë për shkak të shpërndarjes jo normale të ujit. Shpile ose Liqeni i Dibrës u shndërruan në lumë, e lamë të na ike Tikveshi, krejt kjo për shkak të punës së paplanifikuar dhe jo me kohë, e përdorëm ujin pa plan dhe tani po përballemi me problem”, thotë në një deklaratë për “Dojçe Vele” profesori i universitetit Konstantin Dimitrov.

Ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë i shpjegon arsyet përse vendi do të detyrohet të importojë energji elektrike nga jashtë. Ata thonë se përkundër gjendjes jashtëzakonisht të dobët hidrologjike, hidrocentralet ishin të detyruara të punojnë më intensivisht muajt e fundit për shkak të katastrofave natyrore të fundit që ndodhën, në minierat në RXE Manastir, verën e kaluar me përmbytjen.

Në të njëjtën kohë, ishte planifikuar që në fillim të sezonit të ngrohjes në funksion të përfshihej RXE Osllomej, ku sigurohet gatishmëria teknike e termocentralit për prodhimin e energjisë elektrike.

“Sidoqoftë, në këtë moment termocentrali nuk mund të vihet në prodhim për shkak të gjendjes së pafavorshme hidrologjike të sistemit Studençicë, i cili siguron ujë për kullën ftohëse”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Gjegjësisht, sistemi Studençica furnizon me ujë rreth 150.000 banorë nga Drugovo, Kërçova, Osllomei, Vraneshtica, Pllasnica, Makedonski Brodi, Dollneni, Krusheva dhe Prilepi ashtu që çdo ridrejtim prurjes së zvogëluar të ujit nga Studencica në RXE Osllomej të zvogëlojë dispozicionin e ujit të pijshëm për këto për komuna.

Qeveria informon se REK “Manastir” punon me dy blloqe, ndërsa në Bllokun 3 po realizohet remont kapital. Paralelisht, në HC “Mavrovë” po realizohen punë rindërtuese në pusetat, të cilat do të zvogëlojnë humbjet e ujit në to, e të cilat janë akumuluar në akumulimin e Mavrovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button