RMV, janë vënë në funksion klinikat interne për shërimin e pacientëve me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot është takuar me drejtorin e Klinikës së Pulmologjisë dhe Alergologjisë, Dejan Dokiq, si dhe një pjesë të personelit medicinal të klinikave interne ku veç më prej sot vihen në dispozicion 150 krevate për shërim të pacientëve me covid-19, raporton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se, ky projekt me të cilin rritet kapaciteti për pranimin e pacientëve të infektuar me korona virus, nuk do të ngarkojë funksionimin normal të gjithë këtyre klinikave.

“Periudhën e kaluar ministri Filipçe me drejtorët e këtyre klinikave ka mbajtur disa mbledhje koordinatave, ekipet mjekësore janë të gatshme të punojnë edhe me pacientët me Covid-19, ndërsa ti realizojnë edhe kontrollit rrjedhëse dhe intervenimet e caktuara përmes “Termini im”, njoftuan nga kjo ministri.

Ndërkohë, në konferencën e djeshme për media, Filipçe tha se, aktualisht nuk ka nevojë për masa shtesë, por vetëm të respektohen ato që janë në fuqi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, përveç kur një gjë e till është e nevojshme, si në treg, në punë dhe në shkollë, ndërsa njëkohësisht të përdorin të gjitha masat e mbrojtëse. Filipçe tha se situata në vend nuk ndryshon asgjë nga situata aktuale në rajon, Evropë dhe botë, dhe kjo është një rritja e madhe në numrit të të infektuarve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve.

Sipas tij, se sistemi shëndetësor është mobilizuar maksimalisht për t’iu përgjigjur sfidës dhe falënderoi të gjithë profesionistët shëndetësorë.

Dje në Maqedoninë e Veriut, nga 3.082 testime e bëra u  regjistruan 1128 raste të reja me virusin korona, 307 janë shëruar, ndërkaq 12 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 37.499, të shëruarve në 22.835, të vdekurve në 1.096, ndërkaq momentalisht ka 13.568 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button