Vendet anëtare të BE-së nuk do të marrin para evropiane në të ardhmen nëse nuk e respektojnë sundimin e së drejtës

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ka arritur marrëveshje sipas së cilës miratimi i fondeve të vendeve anëtare në të ardhmen do të varet edhe prej asaj se sa e respektojnë sundimin e së drejtës.

“Marrëveshja e arritur paraqet kthesë në mbrojtjen e vlerave evropiane. Për herë të parë kemi vendosur mekanizëm i cili do t’i mundësojë Unionit që të ndalojë të financojë qeveri të cilat nuk i respektojnë vlerat tona, si sundimi i së drejtës”, deklaroi eurdeputeti finalndez, Petri Sarvama, transmeton Portalb.mk.

Eurodeputetët janë dakorduar që rregulla të mos vlejë vetëm atëherë kur në mënyrë të drejtpërdrejt keqpërdoren paratë e BE-së, por edhe kur bëhet fjalë për aspekte sistematike në lidhje me vlerat themelore të Unionit. Ata theksojnë se të gjitha anëtaret duhet t’i respektojnë lirinë, demokracinë, barazinë dhe të drejtat e njeriut, përfshirë edhe pakicat.

Hungaria dhe Polonia, vendet që më së shpejti akuzohen për shkelje të sundimit të së drejtës, të parat kanë kritikuar marrëveshjen e re dhe paralajmëruan se mund të bllokojnë ratifikimin e marrëveshjes.

“Tani nuk është momenti të diskutohet sundimi i së drejtës. Tani është më e rëndësishme që vendet e goditura nga pandemia me koronavirus të marrin shpejtë ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian”, deklaroi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button