Besimi: Ndihma për kategorinë e rrezikuar sociale do të paguhet në llogarinë bankare, mjetet mund të shfrytëzohen muajin e ardhshëm

Ndryshimet ligjore për 22 masa nga gjithsej 31 masa nga Pakoja e katërt, të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave, tashmë janë miratuar ose janë në procedurë parlamentare, ose janë përgatitur dhe vendosur në ENER për konsultim publik. Kështu ka deklaruar sot, ministri i Financave, Fatmir Besimi në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtoreshën e Drejtorisë për të ardhura publike Sanja Lukarevska me rastin e miratimit të ligjeve për mbështetjen financiare të punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve për pagesa të pagave, të cilat u miratuan nga Parlamenti, transmeton Portalb.mk.

“Masat nga Pakoja e katërt të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave dhe të cilat u mundësuan nga Rebalanci i buxhetit mund të kategorizohen në katër kategori, siç janë: masat për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare të kompanive, masat për mbështetjen financiare të qytetarëve, lehtësim tatimor dhe masat në drejtim të zgjidhjes sistematike. Me këto mjete do të sigurohet mbështetje për sektorin privat dhe qytetarët gjatë valës së dytë të covidit, dhe do të mbështesin më tej rimëkëmbjen. Është shumë e rëndësishme të theksohet se këto masa janë krijuar për të vepruar pozitivisht si nga ana e furnizimit ashtu edhe nga ana e konsumit dhe kështu të amortizojnë pasojat e krizës, – tha  Besimi.

Në kuadër të masave për mbështetjen financiare të ndërmarrjeve ministri vuri në dukje mbështetjen financiare të punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve për pagesën e pagave në tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, për të cilat ligjet tashmë janë miratuar nga Parlamenti dhe duhet të fillojnë zbatimin.

Ndërkaq, sa i përket masave për mbështetje financiare për qytetarët, Besimi theksoi se masa për mbështetje financiare prej 6.000 denarë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për të cilat ligji tashmë është përgatitur dhe miratuar nga Qeveria, muajin tjetër qytetarët mund të shfrytëzojnë mjetet.

Besimi dhe drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, theksuan se ndihma për kategroinë e rrezikuar sociale të qytetarëve do të paguhet drejtpërdrejtë në llogarinë e transaksionit dhe jo në kartelat pagesore siç ishte më parë. Qëllimi i këtij vendimi është që të ulet numri i turmave nëpër sportele me çka do të kontribuohet në kujdesin për shëndetin e këtyre personave në kushte të pandemisë.

Besimir shpjegoi se në këtë mënyrë do të thjeshtësohet mënyra e pagesës së mjeteve ndimëse, ndërsa do të ulen edhe shpenzimet që do të ishin të nevojshme për dhënien e kartelave të reja.

Lidhur me masën Fundjavë pa TVSH, ministri theksoi se masa është zbatuar, dhe pagesat duhet të fillojnë nga java e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button