RMV, kur lokalet mbyllen herët, festa vazhdon në Parkun e Qytetit

Një numër i madh i të rinjve të moshës nga 16 deri në 20 vjeç, të mbledhur në grupe edhe me dhjetëra persona, mbrëmë ishin prezentë në Parku e Qytetit në Shkup. Numri më i madh i tyre ishin pa maska, dhe argëtoheshin të ulur në ulësit te fontana e parkut dhe përreth, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Foto: Arbnora Memeti

Një numër i madh i njerëzve që mbrëmë kishin dalë të shëtisin mbrëmë u panë gjithkund të shëtitoret e parkut. Ajo që ra në sy është se rrallëkush prej tyre mbanin maska dhe rrallëkush respektonte mbajtjen e distancës së nevojshme, edhe pse ato janë masat kryesore për mbrojtje nga covid-19. Në park mbrëmë nuk kishte polici apo inspektorë të cilët duhet të dënojnë për mosrespektim të masave.

Foto: Arbnora Memeti

Këto tubime ndodhin në kohë të pandemisë botërore, pikërisht në ditë kur shteti ynë thyen rekorde në numra të rasteve të reja.

Foto: Arbnora Memeti

Tubimet ndodhin pasi me propozim të epidemiologëve, Qeveria shkurtoi orarin e punës nëpër lokale deri në orën 21. Para se të sillej ajo masë, epidemiologu Aleksandër Stojanov tha për Meta se, qëllimi është që të pakësohen tubimet e këtilla.

“Qëllimi i orarit të shkurtuar të orarit të punës është që t’i reduktojmë tubimet dhe grupimet. Gjithçka që nuk është e rëndësishme për shtetin, nuk është patjetër të punojë. Rekomandimet janë që njerëzit, veçanërisht të rinjtë të mos mblidhen, por ato përsëri mblidhen dhe rrinë deri në 12, 1 në lokale, madje deri në mëngjes, nuk mund t’i largojnë. Mblidhen edhe në qendra tregtare, në parqe. Me masën për shkurtimin e orarit të punë të objekteve hotelerike, do të mund edhe policia t’i largojë. Nuk mund t’i mbyllim plotësisht, ajo nuk është opsion. Do të shkojmë gradualisht”, tha Stojanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button