Pendarovski për kontestin me Bullgarinë: Në këtë moment nuk mund të jem optimist

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në intervistë për “360 shkallë”, duke folur për zhvillimet aktuale në kontestin me Bullgarinë, tha se nuk momentalisht nuk mund të shpreh optimizëm para opinionin në lidhje me këtë çështje, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mundem që në këtë moment t’i jap sasi optimizmi gjithë opinionit maqedonas në lidhje me këtë çështje. Zaev e thotë këtë për herë të dytë dhe para dhjetë ditëve paralajmëroi se është e mundur të ndodhë kjo. Unë ditëve të fundit kam pasur bisedime edhe me presidentin gjerman edhe me presidentin bullgar, nga e gjithë ajo që unë e mbledh si informacion edhe nga misioni ynë në Bruksel edhe nga miqtë tanë që nuk janë pak në Bashkimin Evropian, është se Bullgaria në këtë moment vepron si të jetë e vendosur të vendos bllokadë në rrugën tonë drejt BE-së. Nuk do të doja të paragjykojë, sepse ata kanë prolonguar këshillim për çështje të përgjithshme për më 17 nëntor, që do të thotë ka dhjetë ditë në të cilat mund të gjendjet zgjidhje e përbashëkt”, deklaroi Pendarovski.

Ai foli edhe për atë se si pas mbledhjes në Berlin mes delegacioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë me ndërmjetësim të përfaqësuesve gjerman, fillimisht kishte optimizëm për përparim në negociata, por më pas u tregua se pala bullgare në këtë moment nuk do të bëjë lëshime.

“Ajo që u dakordua verbalisht në Berlin gjoja është refuzuar edhe nga presidenti i tyre, Rumen Radev edhe nga kryeministri i tyre, Bojko Borisov”, tha Pendarovski.

Ai ka shtuar se në bisedë telefonike që ka pasur me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, konstatimi i parë ka qenë se ato dy nuk janë pjesë e procesit negociues dhe ajo se atë e zhvillojnë grupet e punës nga ministritë e Punëve të Jashtme të dy vendeve.

“Përshtypja ime është se ajo që ka ndodhur në Berlin, por edhe pas Berlinit, është e dorës së dytë”, shtoi presidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button