Bullgaria me tri kushte për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut

Marrëdhëniet e mira fqinjësore të jenë kriter për anëtarësim në BE, të përdoret emri zyrtar kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe jo shkurtimisht Maqedonia e Veriut, ndërsa formulimi për gjuhën të jetë “gjuha zyrtare” e vendit kandidat dhe jo “gjuha maqedonase. Këto janë tri kriteret kryesore që Bullgaria këmbëngul të përfshihen në kornizën negociuese, shkruan Mediapool.bg, duke u thirrur në burime diplomatike, transmeton Portalb.mk.

Në tekstin të titulluar “Sofja ka problem të madh me Shkupin dhe jo kontest banal për historinë”, Mediapool shkruan se këshilli ministror, ku do të vendoset për kornizën negociuese është prolonguar për më 17 nëntor. Kërkesat bullgare, në fund të muajit të kaluar, para komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (COREPER 2) i ka prezantuar përfaqësuesi i përhershëm i Sofjes, Dimitar Cençev, por ato nuk janë publikuar.

“Mbështetja e KE-së dhe vlerësimet pozitive joreale që ekspertët e saj i japin për marrëdhënie të mira fqinjësore, e mbështesin qëndrueshmërinë e kërkesës sonë që të ketë kapitull të veçantë negociues, kështu që vendet anëtare do të kishin votë të tyre në përgatitjen e vlerësimeve, duke pasur parasysh jo objektivitetin e komisionit”, ka thënë Cençev në diskutim.

Në lidhje me kërkesën për përdorimin e emrit zyrtar kushtetues të vendit, Mediapool shkruan se vërejtjet e palës bullgare janë se emri i shkurtuar aludon edhe në rajon gjeografik, në kuadër të së cilës hyn edhe një pjesë e territorit të Bullgarisë, kështu që duhet të theksohet se bëhet fjalë për subjekt politiko-shtetëror Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket gjuhës, kërkohet të zbatohet formulimi që është provuar tashmë në shembullin me Malin e Zi “gjuha zyrtare e palës-kandidat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button