FIZhT: Pesë pilot komuna do të jenë në gjendje të paguajnë në mënyrë elektronike faturat për komunën dhe ndërmarrjet publike

Për qasje më të lehtë dhe shërbime më të mira në nivel lokal përmes zhvillimit të mjeteve dhe zgjidhjeve digjitale, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe UNDP realizuan thirrje publike për digjitalizimin e komunave, kanë informuar nga FIZhT.

Zgjidhja e përzgjedhur e ndërmarrjes Enter nga Ohri – E-platforma LUCA E-LSG PLATFORM – do të përfshijë mjetet për Themelimin e një sistemi elektronik për mbledhjen e taksave në komunë; Krijimi i një sistemi për pagesa elektronike të faturave për ndërmarrjet publike; Sistemi elektronik i vullnetarëve dhe Platforma onlajn për forum komunal. Platforma do të zhvillohet me udhëzime të qarta dhe të kuptueshme për përdorim, në mënyrë që të përdoret nga kategori të ndryshme të qytetarëve të strukturave të ndryshme të moshës, transmeton Meta.mk.

Mjetet digjitale të përzgjedhura në këtë fazë të parë do të implementohen në 5 pilot komuna: Qendër Zupa, Bogovinja, Sveti Nikolla, Prilepi dhe Kumanova të cilat janë zgjedhur përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP) që synon mbështetjen e shtetit në përballjen me efektet e kovid -19, si dhe realizimin e analizës së shpejtë dhe gjithëpërfshirëse socio-ekonomike të efekteve të pandemisë dhe identifikimin e mundësive për shërim më të shpejtë në nivelin lokal.

Në hapjen e thirrjes publike, drejtori i FIZhT Jovan Despotovski tha se “digjitalizimi i sektorit publik e zhbllokon potencialin për efikasitet më të lartë dhe cilësi më të lartë të shërbimeve. Kështu sektori publik bëhet më i hapur, më transparent në veprimtarinë e tij, dhe kështu ne mbyllim hapësirën për rrezik të të ashtuquajturve korrupsioni “i imët”, me të cilin përballen shumë prej bashkëqytetarëve tanë çdo ditë kur kanë nevojë të përdorin shërbimet e nëpunësve publikë”.

Narine Sahakjan, Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, njoftoi vazhdimin e mbështetjes për zbatimin e inovacioneve në sektorin publik.

“UNDP është e përkushtuar për të mbështetur inovacionin dhe digjitalizimin në sektorë të ndryshëm si një mënyrë për të kapërcyer sfidat e paraqitura nga kovid-19 dhe për të transformuar sistemet ekzistuese duke prezantuar mënyra më fleksibile dhe më të qëndrueshme për qasje te shërbimet publike. Në atë drejtim është bashkëpunimi ynë me Fondin për inovacione, për të arritur qëllimin e përbashkët të forcimit të aktiviteteve të inovacionit në vend, me një fokus të veçantë në shërbimet publike dhe forcimin e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat”, tha Sahakjan.

UNDP i siguron fonde për këtë thirrje – 4 milion denarë, ndërsa zbatimi ju ka besuar Fondit dhe do të kryhet duke përdorur procedurat dhe kapacitetet e vendosura me sukses të FIZhT. E-Platforma duhet të zhvillohet në maksimum prej 30 ditësh dhe të realizohet deri në fund të vitit.

Zgjidhja e përzgjedhur do të jetë gjithashtu në dispozicion plotësisht falas për njësitë e tjera të vetëqeverisjes lokale nga Republika e Maqedonisë, të cilat do të shprehin gatishmëri për t’i zbatuar.

në thirrjen publike, të realizuar në periudhën 2 – 19 Tetor, morën pjesë 13 kompani vendase nga të cilat 8 kaluan në fazën përfundimtare të përzgjedhjes. Vendimi për përzgjedhje e mori nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes i përbërë nga përfaqësues të UNDP, FINKI, FITR dhe dy përfaqësues nga komunat. Shkalla e progresit teknologjik dhe shkalla e digjitalizimit, cilësia e projektit, kapaciteti i ekipit të projektit dhe ndikimi ishin kriteret kryesore për vlerësimin e propozim projekteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button