RMV, Nuk i respektoi masat kundër Kovid-19, Policia arrestoi pronarin e një objekti hotelerie

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se ka arrestuar pronarin e një objekti hotelerie në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Më datën 05.11.2020 në ora 22:35 minuta nga ana e inspektorëve pranë Njësisë së Policisë Kriminalistike Tetova nga liria e kanë privuar E.I. (31) nga f.Pallçishtë- Tetovë pronar i objektit gastronomik në Tetovë”, raportojnë nga MPB-ja.

Ai dyshohet se nuk ka zbatuar nenin 206 nga Kodi Penal që ka të bëjë me rekomandimet mjekësorë të Qeverisë kundër Kovid-19.

Ndryshe, aktualisht nuk ka nevojë për masa shtesë, por vetëm të respektohen ato që janë në fuqi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe. Ai, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, përveç kur një gjë e till është e nevojshme, si në treg, në punë dhe në shkollë, ndërsa njëkohësisht të përdorin të gjitha masat e mbrojtëse.

Këshilli i Inspektorëve raportoi se për shtatë ditë ka arritur të realizojë 4 716 kontrolle, ndërkohë shtatë objekte hotelerie kanë marrë ndalesë për kryerjen e aktiviteteve. Ndalesa për punë ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të protokolleve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 3.082 testime janë regjistruar 1128 raste të reja me virusin korona, 307 janë shëruar, ndërkaq 13 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 37.499, të shëruarve në 22.835, të vdekurve në 1.096, ndërkaq momentalisht ka 13.568 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button