Autoritetet Amerikane konfiskuan 1 miliardë dollarë në Bitcoin

Rruga e Mëndafshit ka qenë një treg i zi masiv ku njerëzit në mënyrë anonime mund të realizonin transaksione të paligjshme si shitja e drogës apo e armëve.

Edhe pas arrestimit të themeluesit të Rrugës së Mëndafshit Ross Ulbricht, autoritetet e patën të vështirë të identifikonin dhe konfiskonin komisonet në bitcoin që tregu i zi kishte përfituar.

Në fillim të javës autoritetet gjurmuan dhe konfiskuan mëse 69 mijë bitcoin, dhe mund të jetë konfiskimi më i madh realizuar ndonjëherë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Me një bitcoin në vlerën e 15 mijë dollarë, ky konfiskim kap vlerën e 1 miliardë dollarëve, transmeton PCWorld.

Rruga e Mëndafshit ka qenë një treg i zi masiv ku njerëzit në mënyrë anonime mund të realizonin transaksione të paligjshme si shitja e drogës apo e armëve.

Pak ditë më parë u raportua për një transaksion në 1 miliardë dollarë bitcoin nga llogari që kishin të bënin me Rrugën e Mëndafshit.

Autoritetet e mbyllen këtë plaformë në 2013-ën dhe gatë procesorit ata konfiskuan 175 mijë bitcoin, shumë më pak se 600 mijë bitcoin që mendohet të ketë gjeneruar uebsajti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button