Magjistralja Shkup-Tetovë-Gostivar për gazifikim do të sigurojë çmime më të ulëta, vlerësojnë nga Qeveria

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut i shoqëruar nga ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Boçvarski, dhe drejtorin për resurse nacionale për energjetikë, Bajram Rexhepi, morën pjesë në kontrollin e magjistrales për gazifikim Shkup-Tetovë-Gostivar, transmeton Portalb.mk.

“Me interkonektorin me Greqinë, shteti do të sigurojë furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me gaz, të pavarur dhe me çmime konkurruese, që është në përputhje me strategjinë tonë afatgjate për energjetike për bashkëpunim rajonal në energjetikë”, deklaroi Zaev.

Zaev theksoi se gazifikimi i gjithë vendit është prioritet i lartë i Qeverisë. Raportohet se gjatësia e kësaj magjistrale është 86 kilometra, e realizuar deri më tani rreth 66%. Ministri Boçvarski raportoi se janë investuar 29 milionë euro në ndërtimin e kësaj magjistrale.

“Kjo dinamikë e punëve të ndërtimtarisë edhe në kushtet e pandemisë, tashmë e ka afruar gazin deri te industria dhe qytetarët, që nënkupton sigurimin e bartjes dhe lidhjes me çmime të ulëta”, deklaroi Zaev.
Ministri Bekteshi theksoi se do të ketë çmime më të mira për qytetarët, ndërsa kompanitë do t’i zvogëlojnë shpenzimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button