Stevanoviq: Mbipesha paraqet rrezik të lartë serioz për të infektuarit me covid-19

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, deklaroi sot se në lidhje me covid-19, rrezik i lartë serioz është mbipesha. “Ne jemi komb i tillë, kemi kilogram të tepërta, por njerëzit që kanë më shumë, janë më të rrezikuar. Vlerësoj se ajo nuk u mor seriozisht”, tha Stevanoviq, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, një pasqyrë klinike mesatarisht e rëndë e covid-19 shërohet rreth 16 ditë, ndërsa për pasqyrë më të rëndë, shërimi zgjat më shumë. Pacientët me pasqyrë më të rëndë, siç tha ajo, kanë pasoja dhe nevojitet më shumë kohë për shërim.

“Racionalisht shfrytëzohet çdo krevat në klinikë, përfshirë edhe spitalin modular. Ndodh që klinika përnjëherë të mbushet, por në të njëjtën kohë edhe lëshohen pacientë. Sapo të lirohet krevati, pastrohet dhe dezinfektohen dhomat që menjëherë të pranohet pacienti i radhës dhe gjithë kjo ndohë me një dinamikë të shpejtë”, tha Stevanoviq.

Ajo shtoi se fatkeqësisht, vdekshmëria është e lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button