RMV, Pas ndërprerjes së futbollit javën e kaluar, në fundjavë rikthehen ndeshjet

Liga e parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të rikthehet nesër, pasi javën e kaluar u ndërprenë aktivitetet sportive, pas ndryshimeve në Protokollin të masave të miratuara nga Qeveria kundër shpërndarjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Nesër do të luhen pesë ndeshje, ndërsa të dielën vetëm ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Makedonija Gj.P.

Të shtunën, duke filluar prej orës 13:30, do të luhen ndeshjet:

Renova-Shkëndija

Struga Trim&Lum-Vardar

Rabotniçki-Shkupi 1927

Borec – Pelister

Akademija Pandev-Belasica

Shkupi dhe Shkëndija vazhdojnë të udhëheqin në tabelë me 22 pikë, ndjekur nga Makedonija Gj.P. me 19 pikë

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës që duhet të luhej javën e kaluar në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është shtyrë për këtë fundjavë.

“Komisioni për gara pranë FFM-së informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga KOVID-19 dhe futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të xhiros së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e dielë) shtyhen dhe të njëjtat do të luhen në termin të ri”, raportuan javën e kaluar nga FFM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button