Dymbëdhjetë viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus në Kosovë, vendi mbyllet në fundjavë

Në Kosovë u raportuan të premten 12 viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,827 mostrave, shkruan REL.

Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 316.

Instituti raportoi të premten edhe për 60 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 22,934, i viktimave në 732 dhe i të shëruarve në 15,981.

Raste aktive aktualisht janë 6,221.

Kosova mbyllet në fundjavë; në shtatë komuna kufizohet edhe lëvizja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e miratoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.

Vendimi e obligon edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave.

Ai vjen pasi, ditëve të fundit, në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button