U vu në funksion pikëpagesa “Demir Kapi” në autostradën Shkup-Gjevgjeli, automjetet do të paguajnë 80 denarë

Pikëpagesa më e re “Demir Kapi” në autostardën Shkup-Gjevgjeli prej 28 tetorit është lëshuar në përdorim, konfirmuan për “Meta.mk” prej Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Pikëpagesa për automjetet do të kushtojë 80 denarë, motoçikletat 50 denarë, ndërkaq kategoritë tjera të automjeteve do të paguajnë prej 130 deri në 340 denarë, njofton Portalb.mk.

Pikëpagesa “Demir Kapi” është pika e fundit pagesa që është ndërtuar në Korridorin 10, në të cilën do të paguhet kompensim për shfrytëzim të autostradës nga Gradsko deri në Demir Kapi dhe anasjelltas. Kah fundi i gushtit të vitit të kaluar u hap pika pagesaore “Gjevgjeli”, në të cilën vozitësit do të paguajnë kompensim për shfrytëzim të autostradës së re mes Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë.

Me pikëpagesën më të re në Demir Kapi, qytetarët për udhëtim prej Shkupit deri në Gjevgjeli, në një drejtim duhet që të ndajnë 360 denarë që të udhëtojnë nëpër autostradë me automjetin e tyre. Ata që nuk duan të paguajnë taksë rrugore, mund ta përdorin rrugën e vjetër nga Velesi për Demir Kapi në të cilën nuk paguhet kurrfarë kompensimi.

Përndryshe, bashkë me ndërtimin e autostradave të reja, është planifikuar që të lëshohen në përdorim edhe pikat e reja pagesore. Kështu, në autostradën Milladinov-Shtip duhet që të ndërtohen dy pikëpagesa – “Kadrifakovë” dhe “Perod”, derisa në qarkoren e autostradës mes Kërçovës dhe Ohrit do të ketë një pikëpagesë te Arbinova. Për dallim prej autostradave, në katër ekspres rrugët e rreja të cilat për momentin po ndërtohen nëpër Maqedoninë e Veriut, në të ardhmen nuk është e planifikuar që të vendosen pika pagesore dhe nuk do të paguhet taksë rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button