Filipçe: Tani për tani nuk ka nevojë për kufizime shtesë, efektet do t’i shohim për dy ose tre javë

Aktualisht nuk ka nevojë për masa shtesë, por vetëm të respektohen ato që janë në fuqi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe. Ai, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, përveç kur një gjë e till është e nevojshme, si në treg, në punë dhe në shkollë, ndërsa njëkohësisht të përdorin të gjitha masat e mbrojtëse, njofton Portalb.mk.

“Virusi është mjaft i përhapur dhe një pakujdesi e vogël mund të nënkuptojë infeksion”, paralajmëroi Filipçe.

Ai tha se situata në vend nuk ndryshon asgjë nga situata aktuale në rajon, Evropë dhe botë, dhe kjo është një rritja e madhe në numrit të të infektuarve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve.

Sidoqoftë, ai theksoi se sistemi shëndetësor është mobilizuar maksimalisht për t’iu përgjigjur sfidës dhe falënderoi të gjithë profesionistët shëndetësorë.

“Edhe pse punojmë nën një presion të madh dhe në një situatë që askush nuk e kishte parashikuar më parë, prapë se prapë, punëtorët shëndetësorë i janë përgjigjur kësaj sfide në një mënyrë shumë të duhur dhe të përgjegjshme. Duke respektuar masat, ne presim të shohim efektin në dy ose tre javët e ardhshme”, tha Filipçe.

Ai tha se të martën do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal.

LEXO: RMV, të martën do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut dita ditës shënohen numra rekorde të të infektuarve me virusin korona. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 36.372, të shëruarve në 22.562, të vdekurve në 1.084, ndërkaq momentalisht ka 12.762 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button