Hulumtim nga BIRN: RMV, në çfarë i harxhon paratë Agjencia për Rini dhe Sport

Sikur të mos ishte lajmi se mbi 800 mijë euro ka marrë përmbaruesi tetovar nga llogaria e Agjencisë për të Rinj dhe Sport, opinioni sipas të gjitha gjasave nuk do ta dinte se bëhet fjalë për kontest  tët humbur gjyqësor me ndërmarrjen “Alkonproekt” për ndërtimin e sallës së mbyllur sportive në Universitetin “Kiril dhe Metodi” për të cilën gurthemeli u vendos përpara 7 vitesh, shkruan BIRN, transmeton Portalb.mk.

Doli që thuajse gjysma e vlerës së sallës që e ka porositur Agjencia shkon te përmbaruesi. Gjykata Supreme, lëndët e ka kthyer nga e para dhe pritet të ketë rigjykim.

Kjo është njëra prej informatave që e ka tërhequr vëmendjen e opinionit, a është e lidhur me institucionin e vetëm shtetëror për zbatimin e politikave rinore dhe sportive.

Ka edhe projekte tjera “antologjike” të Agjencisë që zvarriten me vite. Për shembull, në vitin 2015-të, për 4,8 milionë euro, Agjencia ka filluar të ndërtojë pishinë të mbyllur në Ohër. Edhe pse duhej që të mbarojë deri në vitin 2018-të, nuk dihet nëse pishina do të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Kjo Agjencia, e cila me vite të tëra është kritikuar se nuk bashkëpunon me organizatat rinore dhe me Këshillin Rinor Nacional, edhe sot është “fabrikë” e vogël, ku angazhohen mbi 4 persona, shpesh të rekrutuar nga partiak të rinj ambicioz.

Institucioni, i cili ndërton salla sportive, terrene të tenisit dhe kënde lojërash, ndan vauçerë për federata sportive, boton përmbledhje poezish, mbështet projekte muzikore dhe bursa për sport, para ca kohësh ka drejto të ri, a parapraku është bërë deputet.

Në këtë mënyrë vazhdon tradita që Agjencia të shërbejë si “inkubator” o veçantë për funksionarë. Fitohet përshtypja se këtu mësohen me trajtim të veçantë dhe privilegje, këshilltarë dhe gjithçka që do t’i ndjekë në korniza të karrierës së politikanëve profesional.

Agjencia gjatë kohë është llogaritur si institucion që nuk është mjaftueshëm transparente. Edhe pse në ueb-faqe ka dhjetëra formularë, rregullore dhe dokumente, llogaridhënia ende është vetëm “për përpjekje”.

Derisa ishte në pushtet VMRO-DPMNE, gjegjësisht kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, Agjencia lavdërohej se po ndërton shumë objekte sportive.

Ish drejtori i Agjencisë nga radhët e LSDM-së, Kaeski thotë se në atë kohë ka pasur shumë projekte të gabuara “90 prej 100 atyre terreneve janë transformuar në parkingje dhe nuk funksionojnë”.

Agjencia, ishte një ndër institucionet e dëshiruara të Gruevskit, për projektet e së cilës shpesh fliste në opinion, a në shoqërim i kishte njerëzit e këtij institucione. Me vite ka hedhur lopata, ha hapur salla sportive dhe terrene për tenis, ka prerë shirita në gurthemele.

Ndër projektet e Gruevskit ishin ndërtimi i 35 sallave të mëdha sportive, të 50 fushave të futbollit dhe 100 terrene për tenis në tërë shteti. Sot shumica e tyre janë jofunksionale.

Revizorët kanë konstatuar se projekti “35 salla sportive”, i cili fillimisht është vlerësuar 8 milionë euro, “nuk ka vlerë të konstatuar dhe pronësi”, a objektet janë dhënë me qira pa marrëveshje. Është theksuar se edhe raportet financiare për punën e Agjencisë për këtë projekt “nuk e tregojnë gjendjen e vërtetë dhe në mënyrë objektive”.

Në dy revizioni në vitin 2007 dhe 2012-të, revizorët kanë konstatuar se Agjencia, nuk e kontrollon përdorimin e caktuar të parave, të cilat ua ka transferuar federatave nacionale sportive.

Për 6 vite, prej vitit 2015-të deri në vitin 2020, Agjencia ka pasur në disponim përafërsisht 50 milionë euro para buxhetore, në të cilat nuk hyjnë ato të mbledhura nga bazat tjera. Shumat kanë qenë të ndryshme nga vitit në vitn, ndërkaq për vitin 2020, pushteti ka projektuar buxhet prej afërsisht 10 milionë euro.

Të dhënat nga raporti financiar për vitin 2019-të tregon se një e treta e buxheti të Agjencisë ka shkuar për ndërtim të objekteve sportive.

Forumi Rinor Arsimor në vitin 2018-të ka publikuar Raport për punën e Agjencisë, gjatë së cilës ka anketuar të rinj dhe përfaqësuesit e organizatave për punën e këtij institucioni.

Rezultatet kanë qenë dëshpëruese. 1 prej 5 të rinjve kanë dhënë notë mesatare për gjendjen e përgjithshme të të rinjve në Maqedoni. Në pyetjen se sa Agjencia kontribuon për përmirësimin e standardit të të rinjve dhe mobilitetin e tyre, ata e kanë vlerësuar me notë mesatare 2,18.

FRA i ka rekomanduar Agjencisë që t’i avancojë standardet rinore që t’i barazojë paratë në dy sektorët për të rinj dhe sport, të formojë sektor për politika rinore dhe të bashkëpunojë me organizatat rinore.

Hulumtimin e plotë të BIRN-it, mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button